Zëvendës Shefi i Misionit Eric Meyer

Zëvendës Shefi i Misionit Eric Meyer
Ambasada e SHBA Shkup

Eric Meyer, diplomat karriere, morri pozicionin e Zëvendës Shefit të Misionit në Ambasadën e SHBA në Shkup në gusht të vitit 2021.

Paraprakisht, Eric ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i SHBA dhe Zyrtar Kryesor në Allmati, Kazakistan, ku ka përfaqësuar interesat e SHBA në Kazakistanin jugor në Konsullatën e vetme të SHBA në Azinë Qendrore. Nga viti 2016 deri në 2017, Eric ka shërbyer si Ndihmës Special dhe Këshilltar i Lartë në Byronë e Çështjeve të Azisë Jugore dhe Qendrore në Uashington. Para asaj, ka punuar si Konsull i Përgjithshëm në Phnom Penh, Kamboxhia ku shpesh ka shërbyer si Ushtrues i Detyrës Zëvendës Ambasador.

Më herët, Eric ka qenë Konsull në Ambasadën e SHBA në Helsinki, Finlandë ku gjithashtu ka shërbyer në bordin e Komisionit për programin Fulbright. Posti i tij i parë diplomatik përtej oqeanit ka qenë në Buenos Aires, Argjentinë si Zëvendës Konsull, e më pas në Kajro, Egjipt si Zyrtar i Çështjeve Kulturore. Në Uashington, Eric gjithashtu ka shërbyer si këshilltar në Byronë për Oqeane dhe Mjedis Ndërkombëtar dhe Çështje Shkencore gjatë kryesimit amerikan me Këshillin Arktik.

Para se t’i bashkëngjitet Departamentit Amerikan të Shtetit, Eric ka punuar në shitje në korporata dhe në marrëdhënie me qeverinë në industrinë ajrore. Ka diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Kalifornisë Berkeley, dhe ka magjistraturë nga Universiteti Georgetown. Është fitues i disa çmimeve prestigjioze të Departamentit të Shtetit dhe flet danisht, frëngjisht, kmerisht, rusisht dhe spanjisht. Eric është I martuar dhe baba i dy vajzave të mitura.