Vlerësim i Zyrës për llogaridhënie e qeverisë së SHBA mbi ndihmën amerikane për zhvillim të demokracisë në Maqedoni

Analistë të Zyrës për llogaridhënie të qeverisë së SHBA (Government Accountability Office- GAO) janë në Maqedoni për të realizuar aktivitete në teren në lidhje me vlerësimin e GAO të ndihmës amerikane për zhvillim të demokracisë në Maqedoni.  GAO e realizon këtë aktivitet me kërkesë të përfaqësuesit Chris Smith, kryetar i nënkomitetit për Afrikë, shëndet global, të drejta universale të njeriut dhe organizata ndërkombëtare, në Komitetin për punë të jashtme, si dhe gjashtë kolegë të tij në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.

Ata planifikojnë që t’a  lëshojnë raportin në fund të pranverës ose në fillim të verës 2018 kur edhe parashikojmë që të publikohet.

Për më tepër informata në lidhje me këtë vlerësim ju lutemi kontaktoni: Chuck Young, drejtor menaxhues, Zyra për marrëdhënie me publikun, youngc1@gao.gov , +1 (202) 512-4800

Zyra për llogaridhënie të qeverisë, krah i Kongresit për revizion, vlerësim dhe hulumtim, ekziston për të mbështetur Kongresin në realizimin e përgjegjësive kushtetuese, dhe për të ndihmuar efektshmërinë dhe llogaridhënien e qeverisë federale për popullin amerikan.  GAO kontrollon përdorimin e fondeve publike; vlerëson programet dhe politikat federale; bën analiza, jep rekomandime dhe në mënyra tjera ndihmon Kongresin të sjell vendime të informuara për kontroll, politikë dhe finansim.  Angazhimi i GAO për qeverisje të mirë është i reflektuar në vlerat themelore të llogaridhënies, integritetit dhe sigurisë.