Azhuruar Maj 2023
Aplikantët që rinovojnë vizat e tyre në një nga kategoritë ne vijim: B1/B2, C1/D, F, H, J, M, L dhe R,të cilat jan ende të vlefshme ose kan skaduar jo më shumë se 24 muaj më parë, kanë të drejtë të aplikojnë për një vizë pa intervistë. Për më tepër, aplikantët që janë nën moshën 14 vjeç dhe aplikantët mbi moshën 79 vjeç mund të aplikojnë për një vizë B1/B2 nëpërmjet Programit të Aplikimit pa Intervistë (IWP).
Ju lutemi vini re:* Aplikantët që rinovojnë vizat duhet të dorëzojnë pasaportën me vizën e vjetër në Seksionin Konsullor.
* Koha e parashikuar për procesimin e aplikacionit tuaj është 2 javë.
* Nëse konsulli ka pyetje shtesë, ne do t’ju thërrasim për një intervistë shtesë atëherë kur të rifillojmë shërbimet tona rutinë të vizave.
* Mos blini një biletë aeroplani dhe mos bëni plane udhëtimi derisa të keni në dorë vizën tuaj të rinovuar.
Azhuruar Gusht 2020
Seksioni Konsullor i Ambasadës së SHBA në Shkup është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të vizave për ata që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të përkohshme dhe për ata që dëshirojnë për të marrë qëndrimit të pacaktuar ose të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.
Ju lutem vizitoni faqen tonë të internetit Global Support Services (GSS) për informacion të plotë për të aplikuar për një vizë joimigruese të SHBA, duke përfshirë ketu edhe listën e kategorive të vizave joimigruese.
Për më shumë informacion se si të aplikoni kontaktoni numrin (+389) 2 551 7475 ose (703) 439 2346
Si të aplikoni
Ndërmerrni hapat e mëposhtëm për të aplikuar për një vizë të SHBA:
Hapi 1. Përcaktoni llojin e vizës që ju nevojitet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara
Informacione në lidhje me llojet e vizave mund të gjenden në https://travel.state.gov/content/travel/en.html
Hapi 2. Plotësoni online formularin për aplikim për vizë DS-160
Formulari DS-160 është një formular online dhe mund të plotësohet vetëm në https://ceac.state.gov/CEAC. Secili aplikant duhet të plotësojë këtë formular para se të caktojë intervistën.
Hapi 3. Caktoni takimin tuaj
Shkoni tek https://ais.usvisa-info.com/en-mk/niv dhe caktoni një takim në seksionin konsullor:
- Krijo një llogari përdoruesi
- Futni numrin e konfirmimit DS-160 për çdo aplikant që aplikon për vizë
- Plotësoni procesin e kthimit të dokumentit me korier
- Paguani tarifën e aplikimit për vizë joimmigruese (MRV)
- Caktoni takimin tuaj duke zgjedhur një ditë dhe kohë për takimin tuaj me Seksionin Konsullor
Hapi 4. Merrni pjesë në intervistën tuaj
Pas intervistës tuaj, ju lutemi ndiqni udhëzimet specifike të dhëna nga seksioni konsullor ose kontrolloni këtë faqe për statusin e vizave dhe informacionin e dërgimit.
Shënim: Aplikantët e një grupi të caktuar moshash ose ata që rinovojnë një vizë të mëparshme të SHBA-ve mund të kenë të drejtë të aplikojnë për vizë pa marrë pjesë në një intervistë konsullore. Pranueshmëria për programin “Të liruar nga intervista” do të përcaktohet pasi aplikanti të kaloj përmes procesit të caktimit të një takimi përmes kësaj faqeje. Përcaktimi do të bëhet në bazë të përgjigjeve të dhëna në bazë të kritereve kualifikuese.
Pyetjet më të shpeshta per vizë
Azhuruar Gusht 2020
Si mund të aplikoj për vizë?
Ju lutemi lexoni “Si të Aplikoni” në këtë faqe.
Unë kam probleme me plotësimin e formularit DS-160. A mund të më ndihmoni?
Për ndihmë në lidhje me plotësimin e formularit DS-160 duhet të kontaktoni qendrën e thirrjeve në numrat e mëposhtëm.
Nga Maqedoninë e Veriut: +389 2 551 7475
Nga Shtetet e Bashkuara: +1 703 520 2257
Unë e kam dorëzuar formularin tim DS-160. Cili është hapi tjetër?
Shko tek https://ais.usvisa-info.com/en-mk/niv dhe caktoni një takim në seksionin konsullor. Për më shumë informata, ju lutemi lexoni “Si të Aplikoni” në këtë faqe.
Kam një vizë të valide, por pasaporta ime ka skaduar. Çfarë duhet të bëj?
Nëse viza juaj është ende e vlefshme, ju mund të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara me dy pasaportat tuaja, për sa kohë viza e juaj është:
- e vlefshme
- nuk është e dëmtuar
- i llojit të duhur të vizës që kërkohet për qëllimin tuaj kryesor të udhëtimit (shembull: viza turistike, kur qëllimi juaj kryesor i udhëtimit është turizmi)
- Të dyja pasaportat (e reja dhe ajo e skaduar me vizë) janë nga i njëjti shtet
- të dyja pasaportat janë të të njëjtit lloj (shembull: të dyja të jenë pasaporta të rregullta maqedonase, apo pasaporta zyrtare, etj)
Kur të mbërrini në Shtetet e Bashkuara, Zyrtari i Imigracionit për Mbrojtjen e Doganave dhe Kufijve do të kontrollojë vizën tuaj në pasaportën e vjetër dhe nëse vendos t’ju pranojë në Shtetet e Bashkuara, ai/ajo do të vulos pasaportën tuaj të re me një vulë hyrëse së bashku me anotacionin “VIOPP” (viza në pasaportë tjetër).
Mos provoni të hiqni vizën nga pasaporta e juaj e vjetër dhe ta ngjisni në pasaportën e re valide. Nëse e bëni këtë, viza juaj nuk do të jetë më e vlefshme.
Kam dëmtuar pasaportën time, por viza ime është e padëmtuar. Mund të më thoni nëse mund të udhëtoj me pasaportën?
Nëse pasaporta juaj është dëmtuar në çfardo mënyrë, ne sugjerojmë që të merrni një pasaportë të re nga vendi juaj para se të udhëtoni. Nëse viza nuk është e dëmtuar, ju mund të udhëtoni me të dyja pasaportat. Më sipër lexo pyetjen “Unë kam një vizë të vlefshme, por pasaporta ime ka skaduar”.
Kam një vizë joimigruese që do të skadojë së shpejti dhe do të doja ta ripërtërija atë. A më duhet të kaloj nëpër tërë procesin e aplikimit për vizë përsëri?
Po, do të duhet ta kaloni gjithë procesin e aplikimit për vizë sa herë që dëshironi të aplikoni për vizë edhe nëse viza juaj është ende e vlefshme. Ka disa situata ku aplikuesi nuk do të ketë nevojë të intervistohet kur e rinovon vizën. Kualifikimi përcaktohet në bazë të përgjigjeve të dhëna në pyetjet gjatë procesit të aplikimit për vizë. Megjithatë, zyrtarët konsullorë e kan të drejtën për të kërkuar një intervistë për çdo aplikues për vizë.
Kam ndryshuar mbiemrin. A është viza ime me emrin dhe mbiemrin tim të vjetër ende e vlefshme?
Nëse emri dhe mbiemri i juaj ka ndryshuar ligjërisht përmes martesës, divorcit ose një gjykatë ka urdhëruar ndryshimin e emrit apo mbiemrit tuaj, do t’ju duhet të nxjerni një pasaportë të re. Pasi të keni marrë pasaportë të re, Departamenti i Shtetit rekomandon që të aplikoni për një vizë të re për ta bërë më të lehtë udhëtimin tuaj në dhe nga Shtetet e Bashkuara.
Unë kam nevojë për të udhëtuar menjëherë në Shtetet e Bashkuara për shkak të një emergjence. A mund të marr një takim të përshpejtuar?
Shko tek https://ais.usvisa-info.com/en-mk/niv dhe caktoni një takim në seksionin konsullor. Pastaj, menjëherë kërkoni një takim të përshpejtuar në https://ais.usvisa-info.com/en-mk/niv. Ju do të duhet të paraqisni një arsye për kërkesën tuaj. Për fat të keq, ne nuk mund të garantojmë që kërkesa juaj do të miratohet.
Na kontaktoni
Për të kontaktuar një përfaqësues të shërbimit të klientit, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Global Support Services (GSS) për informacion të plotë për të aplikuar për një vizë joimigruese të SHBA ose përdorni inormatat e mëposhtme:
Telefon:
Prej Maqedoninë e Veriut: +389 2 551 7475
Prej SHBA: +1 703 520 2257
Skype: USVISAMACEDONIA
Hyrja në ambasadë
Qasja dhe njoftim për siguri
Vetëm aplikantët me takimet të caktuara do të pranohen në Ambasadë, me përjashtim të fëmijëve nën 18 vjeç të cilët mund të jenë të shoqëruar nga një prind apo kujdestar dhe asistentë të personave me aftësi të kufizuara.
Ju lutem vini re se mjetet dhe sendet e mëposhtme janë të ndaluara brenda ambasadës së SHBA:
- Ushqime dhe pije
- Armë ose vegla
- Ҫanta shpine, valixhe, apo çanta të mëdha dore
- Mjete elektronike ose paisje regjistrimi të çfarëdo lloji, duke përfshirë, por jo edhe kufizuar në: kompjutera laptop, telefona celularë, PDA, CD, MP3, pejgjer dhe karroca të mëdha;
- Limë për thonjtë