- Si të aplikoni
- Regjistrimi për Shërbimin Postar DHL dhe Intervista
- Statusi i rastit
- Pas intervistës
Informatat mëposhtë përshkruajnë si të aplikoni për një vizë për të fejuar K-1 për Shtetet e Bashkuara.
Si të caktoni intervistën tuaj
- Vizito faqen elektronike https://ais.usvisa-info.com/en-mk/iv
- Zgjidhni “Regjistrohuni” dhe më pas zgjidhni “Unë kam marrë një letër nga seksioni konsullor me udhëzime për të regjistruar dhe caktuar një intervistë për vizë për te fejuar “K1”.
- Krijo llogarinë tuaj
- Paguani tarifën e vizës prej 265 dollarë amerikan për person
- Caktoni datën e intervistës për vizë në kalendar
- Shtypni letrën e caktimit të intervistës dhe sillni me vete në ambasadë në ditën e intervistës tuaj
*Nëse gjatë regjistrimit tuaj ju merrni një mesazh të tillë: “Numri i çështjes për vizë emigruese që është dhënë nuk është gati për të caktuar një takim”, lutemi prisni edhe disa ditë derisa rasti juaj të jetë ngarkaur elektronikisht në faqen e internetit më sipër. Zakonisht kjo ndodh pasi aplikanti e merr njoftimin me datën e takimit për intervistë disa ditë më përpara se dosja juaj elektronike të vijë në Seksionin Konsullor. Provoni të regjistroheni përsëri pas disa ditësh, por sigurohuni që të jeni regjistruar përpara datës suaj të takimit.
Ju mund të mësoni më shumë për procesin e intervistës në faqen e internetit usvisas.state.gov.
Çfarë duhet të sjellni në intervistë
- Çertifikata e lindjes
- Dëshmi për ndërprerjen kurorëzimeve të mëparshme
- Çertifikatë e gjygjit nga evidenca penale
- Çertifikatë e gjygjit nga evidenca kriminale
- Dokumentacioni i gjykatës nëse jeni dënuar më parë për një krim
- Çertifikatë të policisë nga çdo shtet ku keni jetuar më shume se 1 vit nga mosha e juaj 16 vjeçare
- Formulari i taksave 1040 nga SHBA per vitin e fundit tatimor nga i/e fejuari/fejuara
- Fomulari elektronik DS-160 (www.travel.state.gov/visa/forms/forms_4230.html)
- Faqja e printuar e konfirmimit të formularit DS-160
- Dëshmi për lidhjen e juaj
- Kontrolli mjekësor: Çdo aplikues i vizave, pavarësisht moshës, duhet të kryejë kontrollin mjekësor nga mjeku i autorizuar i Ambasadës së SHBA. Ju duhet të caktoni takimin me mjekun mbrenda dhjetë ditë para intervistës për vizë në ambasadë. Shikoni instrukcionet tona se si të caktoni një takim për kontrollin mjeksor.