- Regjistrimi për Shërbimin Postar DHL dhe Intervista
- Statusi i rastit
- Pas intervistës
Secili aplikant i vizёs, pavarёsisht moshёs duhet tё regjistrojё datёn e takimit dhe tё zgjedhё degёn e DHL-sё ku dëshiron t’i dorёzohet pasaporta pas pёrfundimit tё rastit tuaj, apo tё dёrgoni dokumente shtesё nёse do ju kёrkohet nga Seksioni Konsullor. Ndiqni këto hapa:
- Krijoni njё Llogari;
- Zgjidhni “Unë kam një datë takimi për intervistë në Konsullatë nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), Qendra Konsullore në Kentucky (KCC) ose Seksioni Konsullor dhe jam udhëzuar që të regjistroj takimin tim në këtë faqe interneti”;
- Regjistrohuni me të dhënat tuaja;
- Më pas zgjidhni “Duhet të regjistroj një takim për vizë imigruese që NUK është për vizë “K” (të fejuari, bashkëshorti, fëmije)”;
- Vendosni të dhënat e kërkuara dhe numrin e çështjes tuaj*;
- Më pas zgjidhni “Vazhdo” (me ngjyrë të gjelbër);
- Vazhdoni me regjstrimin e korrierit të DHL-së;
- Vazhdoni me “Përfundoni regjistrimin tuaj”;
- Shtypni (print) fletën me titull “Udhëzime” dhe silleni ditёn e intervistёs. Viza juaj nuk do të lëshohet nёse nuk e sillni kёtё dokument nё Seksionin Konsullor.
*Nëse gjatë regjistrimit tuaj ju merrni një mesazh të tillë: “Numri i çështjes për vizë emigruese që është dhënë nuk është gati për të caktuar një takim”, lutemi prisni edhe disa ditë derisa rasti juaj të jetë ngarkaur elektronikisht në faqen e internetit më sipër. Zakonisht kjo ndodh pasi aplikanti e merr njoftimin me datën e takimit për intervistë disa ditë më përpara se dosja juaj elektronike të vijë në Seksionin Konsullor. Provoni të regjistroheni përsëri pas disa ditësh, por sigurohuni që të jeni regjistruar përpara datës suaj të takimit.
Ju mund të mësoni më shumë për procesin e intervistës në faqen e internetit usvisas.state.gov.