Vizë imigruese në bazë të lidhjeve familjare

Përmbledhje

Dy grupet të kategorive të vizave imigruese në bazë të lidhjeve familjare, ato e të afërmve të drejtpërdrejt dhe të atyre me preferencë familjare, janë dhënë sipas dispozitave të Ligjit të imigrimit të SHBA-ve dhe veçanërisht  Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë (INA).  Nëse deshironi  mundeni të shqyrtoni listën tonë të kategorive të vizave në faqen e internetit të usvisas.state.gov  për të mësuar më shumë rreth këtyre dy kategorive të vizave imigruese, si dhe llojet e tjera të vizave imigruese në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ketu edhe Programin e Viza Lotarisë.

Për të aplikuar për një vizë imigruese për të afërm të drejpërdrejt ose të atyre me preferencë familjare, ndiqni hapat në Procesi i Vizave Imigruese në usvisas.state.gov. Pasi të keni përfunduar këto hapa, për udhëzim dhe instrukcione të mëtejshme rishikoni udhëzimet e dhëna për ju nga Qendra e Vizave Kombëtare (NVC), së bashku me informacionin e paraqitur në këtë faqe internet.