Viza Lotaria Amerikane

Përmbledhje

Akti i Imigracionit i vitit 1990 e themeloi programin e Viza Lotarisë ( Diversity Visa) dhe me këtë u mundësuan 55,000 viza imigruese të cilat u dhanë në dispozicion për çdo vitë të lotarisë, duke filluar nga viti fiskal 1995. Shorti ka për qëllim diversifikimin e  popullsisë imigruese në Shtetet e Bashkuara, duke përzgjedhur kryesisht aplikantët nga vendet me norma të ulëta të imigrimit në Shtetet e Bashkuara në pesë vitet e kaluara.

Për të aplikuar për një vizë të lotarisë, ndiqni hapat në lidhje me Procesimin e Viza Lotarisë në usvisas.state.gov. Pasi të keni përfunduar hapat e nevojshme, për udhëzim dhe instrukcione të mëtejshme rishikoni  në këtë faqe internet udhëzimet së bashku me informacionin e paraqitur dhe të dhëna nga Qendra Konsullore e Kentucky (KCC).