Vizat Imigruese për SHBA për banorët dhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut procesohen në Ambasadën e SHBA në Shkup.
Për të aplikuar për vizë imigruese, shtetasi i huaj që kërkon të imigrojë duhet të jetë i sponsorizuar nga shtetasi i SHBA ose nga banori i përhershëm i ligjshëm i familjes së ngushtë ose nga punëdhënësi i ardhshëm në SHBA dhe duhet të ketë një peticion tëaprovuar para se të aplikoj për vizë imigruese. Sponsori e fillon procesin duke paraqitur një kërkesë në emër të qytetarëve të huaj në SHBA në Zyret e Shtetësisë dhe Shërbimeve të Imigracionit (USCIS). Në qoftë se dëshironi mundeni të shqyrtoni Listën e kategorive të vizave në faqen usvisas.state.gov për të mësuar në lidhje me llojet e ndryshme të vizave imigruese në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe Programin tone të Viza Lotarisë. Pastaj, për të filluar aplikimin për vizë imigruese, ndiqni hapat në lidhje me procesin e Vizave Imigruese ose në lidhje me procesin e Viza lotarisë në faqen elektronike usvisas.state.gov.
Pasi te jetë miratuar kërkesa e juaj ne zyret e USCIS-it dhe të keni përfunduar procesimin në Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), apo keni qenë të përzgjedhur në Viza Lotarinë dhe keni mbaruar me procesimin në Qendra Konsullore në Kentucky (KCC), shikoni udhëzimet e dhëna për ju nga NVC ose të KCC-së, së bashku me informatat e paraqitur në këtë faqe interneti, për udhëzim dhe instrukcione të mëtejshme.