Viza

Ажурирано Мај 2023

Апликантите кои ги обновуваат своите визи во една од следниве категории: B1/B2, C1/D, F, H, J, M, L и R чија виза е сè уште валидна или истечена не повеќе од 24 месеци, имаат право да аплицираат за виза без интервју. Исто така, апликантите кои се под 14-годишна возраст и апликантите над 79-годишна возраст може да аплицираат за B1/B2 виза на истиот начин.

Забелешка:

* Апликантите кои ги обновуваат визите мора да го достават пасошот со старата виза во Конзуларниот оддел.
* Времето потребно за процесирање на Вашата апликација е 2 недели.
* Ако конзуларниот службеник има дополнителни прашања, ќе бидете повикани на интервју кога ќе продолжиме со рутинските услуги за визи.
* Не купувајте авионски билет или не правете планови за патување додека не ја добиете обновената виза.

Qëllimi dhe synimi i udhëtimit tuaj dhe fakte të tjera do të përcaktojnë se çfarë lloji i vizës j’u eshte i nevojshëm sipas Ligjit të Imigracionit të SHBA. Si një aplikant, ju do të duhet të vërtetoni se i përmbushni të gjitha kërkesat për të marrë kategorinë e vizës për të cilën ju po aplikoni. Shih Listën e kategorive të vizave për të përcaktuar se cila kategori e vizave mund të jetë e përshtatshme për qëllimin tuaj të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara.

Viza Joimigruese

Për udhëtim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, përfshirë turizëm, punësim të përkohshëm, arsim dhe shkëmbim.

Viza Imigruese

Për shtetas të huaj që dëshirojnë të jetojnë përgjithmonë në SHBA

Një shtetas nga një vend i huaj që kërkon të hyjë në Shtetet e Bashkuara, duhet në fillim të marrë një vizë amerikane, e cila vendoset në pashaportën e udhëtarit, qe është edhe dokumenti për udhëtim i lëshuar nga vendi i shtetësisë së udhëtarit.

Disa udhëtues ndërkombëtarë mund të përfitojnë mundësinë e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara pa u pajisur me vizë, nëse ata plotësojnë kushtet për programin e Udhëtimit pa Vizë. Sektori i Vizave të kësaj faqeje ka informacion vetëm për vizat amerikane për shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

(Shënim: Shtetasit e SHBA-së nuk kanë nevojë për vizë amerikane për të udhëtuar, por nëse planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, mund të kenë nevojë për vizë të lëshuar nga Ambasada e vendit që dëshirojnë të vizitojnë.)

Për të kontaktuar një përfaqësues të shërbimit të klientit, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Global Support Services (GSS) për informacion të plotë për të aplikuar për një vizë joimigruese të SHBA ose përdorni inormatat e mëposhtme:

Telefon:

Prej Maqedonisë së Veriut: +389 2 551 7475

Prej SHBA: +1 703 520 2257

Skype: USVISAMACEDONIA

Ne ju premtojmë juve, aplikuesit të vizës, se:

  • Ne do t’ju trajtojmë me dinjitet dhe respekt, edhe në rastin kur nuk mundet t’ju pajisim me vizë.
  • Ne do t’ju trajtojmë në mënyrë individuale dhe rastin tuaj si specifik.
  • Ne nuk do të harrojmë se, për ju, një intervistë për vizë mund të jetë një përvojë e re apo frikësuese, dhe se ju mund të jeni nervozë.
  • Ne do të shfrytëzojmë kohën e kufizuar në shërbim të intervistës për të pasur një ide sa më të qartë të planeve dhe qëllimeve të udhëtimit tuaj.
  • Ne do të përdorim burimet tona në dispozicion për të ndihmuar takimet për aplikantët në mënyrë të drejtë, për të mundësuar udhëtimin në kohë për biznes, studim apo detyrime të tjera të rëndësishme.
  • Ne do të postojmë informacion të detajuar dhe të saktë mbi kriteret për vizë dhe procedurat e aplikimit në çdo faqe në internet të Ambasadës dhe Konsullatës.
  • Ne do të japim informacion mbi oraret e pritjes për vizat jo-emigruese të çdo Ambasade apo Konsullate, të postuara nëhttp://travel.state.gov

Gjithashtu, nëse jeni një:

  • Student, ne do të bëjmë të pamundurën për t’ju siguruar një takim dhe, nëse kualifikoheni, për t’ju dhënë vizën në kohën e fillimit të shkollës.
  • Udhëtar mjekësor apo humanitar urgjent, ne do ta përshpejtojmë procedurën për ata që kanë urgjenca kërcënuese për jetën.
  • Udhëtar tregtar, ne do të përcaktojmë mekanizmat e duhur për të thjeshtësuar udhëtimin për tregti dhe do të përshpejtojmë çështje me interes të veçantë për biznesin amerikan.

Në të njëjtën kohë ne presim që ju, aplikuesi për vizë, të:

  • Planifikoni udhëtimin dhe aplikimin tuaj për vizë sa më shpejt të jetë e mundur.
  • Të plotësoni të gjithë aplikimin tuaj dhe saktë.
  • Të jeni të qartë për qëllimet dhe planet tuaja.
  • Të përgatiteni për intervistën duke qenë të aftë për të përshkruar qartësisht dhe saktësisht qëllimet tuaja.