Zëvendës presidenti Pence zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin Zaev, të cilin e uroi për pozitën e re. Gatë bisedës telefonike, zëvendës presidenti nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për procesin e reformave në Maqedoni në rrugën drejt integrimit në institucionet Euro-Atlantike. Zëvendës kryetari shpreson të takojë kryeministrin Zaev dhe liderë tjerë nga Ballkani Perëndimor gjatë Samitit të Kartës së Adriatikut më 2 gusht në Podgoricë, Mali i Zi.