Deklaratë për shtyp
Heather Nauert
Zëdhënëse e Stejt Departamentit
Uashington
18 maj 2017
Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov për t’i dhënë z. Zoran Zaev mandatin për formimin e qeverisë. Ky vendim paraqet hap të rëndësishëm para për demokracinë në Maqedoni dhe për popullin e Maqedonisë.
Shpresojmë që të punojmë me qeverinë e re për të trajtuar sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet Maqedonia, përfshirë nevojën për reforma demokratike dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës. Shtetet e Bashkuara mbeten mik dhe partner i Maqedonisë, dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim ardhmërinë evropiane dhe euro-atlantike të vendit.