15 shtator 2015
Përgëzojmë partitë për marrëveshjen e arritur sot për themelimin e Prokurorit publik për hetimin e krimeve që dalin dhe kanë të bëjnë me përmbajtjen e komunikimeve të përgjuara në mënyrë joligjore, dhe për nominimin e Katica Janevës për këtë pozitë. Ky emërim paraqet hap të rëndësishëm drejt vërtetimit të përgjegjësisë.
Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët evropianë, do të vazhdojnë përkushtimin t’i ndihmojnë Maqedonisë në implementimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe në avansimin e saj drejt integrimit të plotë në institucionet Euro-Atlantike si demokraci dinamike, përparimtare dhe shumëetnike.