“Rinia për shoqëri pa korrupsion” Rregullat zyrtare për garën e studentëve

Gara vjetore e nxënësve të rajonit për luftimin e korrupsionit (e mbështetur nga Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë të SHBA dhe Ambasadat e SHBA-së në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi) mbahet me qëllim të inkurajimit të  nxënësve në Ballkan që të zhvillojnë fushata për ndërgjegjësim që  promovojnë mostolerancë dhe refuzim të korrupsionit. Nxënësit do të punojnë posterë me temë anti- korrupsioni (shkolla fillore), dhedo të krijojnë video në interes të publikut (shkolla e mesme), duke garuar për mirënjohje në nivel shtetëror dhe dhe rajonal si dhe çmime elektronike (Kindle, kamera Go Pro dhe iPad) për fushatën më të mirë kundër korrupsionit.

“Mladi za društvo bez korupcije” (Rinia për shoqëri pa korrupsion) #bezkorupcije, #безкорупција, #pakorrupsion, #corruptionfree

Përshkrimi i qëllimevetë garës

Ambasadat e SHBA-së në Shqipëri, Bosnjë dheHercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi janë duke e organizuar garën për studentët e shkollës fillore dhe të mesme në Shqipëri, Bosnjëdhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi për të promovuar vlerat e përbashkëta të rinisë në Shtetet e Bashkuara dhe rajon – për luftimin e të gjitha formave të korrupsionit. Qëllimi i garës është që të fuqizoj rininë në rajon për të menduar për shoqëri më të mira të bazuara në zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Garuesit:

Të gjithë nxënësit nga klasa 5 deri në klasën 8 kanë të drejtë të marrin pjesë në garën për shkollat fillore, dhe nxënësit e shkollës së mesme (viti 1-4) kanë të drejtë që të marrin pjesë në garën për shkollat e mesme.

Garuesit të cilët janë nën moshën 18 vjeçare kërkohen që në dokumentet e dorëzuara për garë ta përfshijnë edhe lejen e nënshkruar dhe skanuar nga prindi apo kujdestari ligjor. Leja me shkrim duhet ta përmbajë tekstin në vijim:

Unë (emri dhe mbiemri), përmes nënshkrimit tim më poshtë, si prind apo kujdestar ligjor jap lejen që (emri dhe mbiemri i fëmijës) të merr pjesë në të gjitha fazat e garës dhe e konfirmoj me gjithë njohurinë time që, materialet e dorëzuara janë origjinale dhe punë individuale e vetë pjesëmarrësit.    

Nxënësit që janë më të vjetër se 18 vjet kërkohen që ta dërgojnë një deklaratë të nënshkruar dhe skanuar si vijon:

Unë (emri dhe mbiemri), përmes nënshkrimin tim më poshtë përmes kësaj e konfirmoj që materialet e dorëzuara janë punë e imja origjinale dhe individuale.

Platformat

Gara do të mbahet në platformën e YouTube për shpërndarje të materialeve dhe faqen e Fejsbukut “Bez Korupsije Без корупција Pa Korrupsion”; mirëpo, YouTube dhe Fejsbuku nuk janë partnerë apo sponsor të garës. Garuesve iu bëhet me dije që me pjesëmarrjen në garë dhe ngarkimin e përmbajtjes në YouTube apo Fejsbuk ata i nënshtrohen kushteve të shërbimit të YouTube apo Fejsbukut dhe çdo marrëveshje me palët e treta që gjenden në to.

Dokumentet dhe materialet për këtë garë mund të shpallen dhe promovohen në platforma të ndryshme të mediave sociale përfshirë Fejsbukun dhe Tuiterin. Mirëpo, Fejsbuku dhe Tuiteri nuk janë partnerë apo sponsor të garës dhe hyrja dhe administrimi i garës do të bëhen përmes emailit dhe YouTube.

Si të hyni në garë 

Nxënësit e shkollës fillore:

Nxënësit e shkollës fillore ftohen që ta bëjnë një poster me temë: Rinia për një shoqëri pa korrupsion! Si mendoni që korrupsioni ndikon në ju dhe komunitetin tuaj dhe çka do të donit të shihnit të bëhet më ndryshe? Si mund ta ndaloni apo parandaloni korrupsionin në shkollën apo komunitetin tuaj dhe në jetën tuaj të përditshme në përgjithësi? Çka do të bënit për të promovuar meritokracinë në shkollë – mjedis shkollor pa mashtrim dhe plagjiarizëm? Posteri duhet të ketë titull dhe/apo slogan dhe duhet të jetë punë origjinale e një studenti. Garuesit, e jo sponsorizuesit e garës, janë përgjegjës për çfarëdo shkelje të pronës intelektuale. Një garues nuk mund të dorëzojnë më shumë se një poster.

Posterët duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, të skanuar në imazh të pdf apo jpg, dhe të bashkëngjitur në email që përmban të dhënat për kontakt me autorin, apo fizikisht përmes postës apo dorëzuesit, me një letër që përmban  të dhënat për kontakt me autorin. Mënyra e dorëzimit nuk ndikon në vlerësim.

Nxënësit nga klasa 5-8 që zgjedhin t’i dorëzojnë posterët e tyre në mënyrë elektronike marrin pjesë duke e dërguar versionin e skanuar të materialit për garë në emailin bezkorupcije2017@gmail.com apo (për materialet në gjuhën shqipe) pakorrupsion@gmail.com me letrën e skanuar të lejes së nënshkruar nga prindi apo kujdestari ligjor. Emaili në të cilin janë bashkëngjitur materialet duhet të përmbajë këto të dhëna për pjesëmarrësin:  Emri dhe mbiemri, shteti, klasa dhe shkolla, emaili dhe numri i  telefonit/mobilit për kontakt, si dhe titulli apo sloganii posterit. Në lëndën e emailit duhet të jetë emri i garës Без корупција apo Pa korrupsion!  Posterët dhe fleta e lejes që dërgohen në mënyrë elektronike duhet të jenë në format të pdf. ose jpg.

Nxënësit e shkollës së mesme:

Nxënësit e shkollës së mesme ftohen që të krijojnë video origjinale me temën e garës: Rinia për një shoqëri pa korrupsion. Si ndikon korrupsioni në ju, komunitetin dhe shoqërinë në shtetin tuaj? Çka do të donit të shihnit se bëhet më ndryshe? Si mund ta ndaloni apo parandaloni korrupsionin në shkollën dhe komunitetin tuaj si dhe jetën e përditshme në përgjithësi? Çka do të bënit për të promovuar meritokracinë në shkollë – mjedis shkollor pa mashtrim dhe plagjiarizëm? Ngarkoni video me emrin tuaj të përdoruesit, duke i vendosur hashtag #безкорупција ose #pakorrupsion. Dorëzimi i videos mund të ngarkohet në çfarëdo formati apo madhësie që pranohet nga YouTube, mirëpo nuk duhet të jetë më e gjatë se tre minuta. Porsa videoja të ngarkohet në YouTube, konsiderohet si dorëzimi final dhe nuk mund të modifikohet, editohet apo zëvendësohet. Garuesit individual nuk mund të dorëzojnë më shumë se një video. Videoja e dorëzuar duhet të jetë punim origjinali nxënësit dhe ndërmjet 1.5 deri 3 minuta e gjatë. Videot duhet në mënyrë kreative dhe inovative ta shtjellojnë temën e korrupsionit dhe si secili prej nesh mund ta luftojë atë në jetën e përditshme.

Nxënësit nga shkolla e mesme vitet 1-4 marrin pjesë duke e ngarkuar materialin për garë në YouTube duke përdorur hashtagun #bezkorupcije. Pas ngarkimit të videos në YouTube, pjesëmarrësit dërgojnë email në bezkorupcije2017@gmail.com apo (për materialet në gjuhën shqipe) pakorrupsion@gmail.com në të cilin gjendet linku i videos, me informata për pjesëmarrësin: Emri dhe mbiemri, data e lindjes, adresa , viti dhe shkolla, emaili për kontakt, numri i telefonit/mobilit si dhe titulli i videos. Në lëndën e emailit duhet të jetë emri i garës Без корупција apo Pa korrupsion si dhe duhet bashkëngjitur leja e nënshkruar apo deklarata që e konfirmon se punimi është origjinal, varësisht nga mosha e pjesëmarrësit. Deklarata duhet të jetë në format pdf ose jpg.

Materialet që nuk e kanë të bashkëngjitur lejen/deklaratën e nënshkruar do të diskualifikohen. Me dorëzimin e posterëve dhe videove, pjesëmarrësit dakordohen që ato të publikohen në media sociale apo tjera.   

Procesi i përzgjedhjes

Të gjitha materialet e dorëzuara do të vlerësohen nga komisioni dhe ato më të mirat në të gjitha kategoritë do të përzgjidhen në bazë të kritereve vijuese: kreativiteti, inovacioni, të kuptuarit e çështjeve dhe problemeve të korrupsionit, idetë dhe sugjerimet dhe përshtypja e përgjithshme. Performanca teknike, teknologjia e përdorur dhe cilësia e imazhit nuk do të luajnë rol vendimtar në përzgjedhje, mirëpo do të merren parasysh nga komisioni . Komisioni gjithashtu do të merr parasysh moshën dhe pjekurinë e garuesit.

Komisioni do të përzgjedh fituesit në nivel shtetëror në të dy kategoritë, fituesit në nivel rajonal në të dy kategoritë dhe fituesin e përgjithshëm rajonal.    

Organizatori mban të drejtën për ta shqyrtuar dhe miratuar çdo propozim dhe sugjerim, dhe eventualisht për ta hequr ndonjë propozim me qëllim të parandalimit të manipulimeve dhe parregullsive të mundshme.

Të gjitha materialet e dorëzuara do të bëhen publike në faqen e Fejsbukut të garës Bez Korupcije Pa Korrupsion dhe pjesëmarrësit mund t’i ftojnë miqtë e tyre për të votuar (pëlqyer) propozimet e tyre dhe me këtë, t’i ndihmojnë komisionit në përzgjedhjen e fituesve, ndonëse pjesëmarrësit do të përzgjidhen fitues vetëm në bazë të vendimit të komisionit.

Gara fillon më 6 nëntor 2017. Materialet mund të dorëzohen ndërmjet datës 6 nëntor dhe 27 nëntor. Vlerësimi fillon më 28 nëntor 2017 dhe përfundon më 5 dhjetor 2017. Fituesit do të shpallen zyrtarisht dhe njoftohen para ose në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, më 9 dhjetor 2017 në faqen e Fejsbukut “Bez Korupcije Без корупција Pa Korrupsion” dhe kanalet e Ambasadës së SHBA-ve në rrjetet sociale.

Kriteret për përmbajtjen e punimeve

  1. Materialet nuk duhet të kenë përmbajtje fyese , material eksplicit seksual, lakuriqësi, blasfemi, dhunë grafike, nxitje të dhunës, reklamë apo promovim komercial. Materialet e dorëzuara duhet të jenë në pajtim me ligjin e vendit dhe nuk duhet të kenë përmbajtje apo imazhe që mund të konsiderohen abuzive, nxitëse, denigruese apo mosrespektuese ndaj cilitdo sponsor të garës, apo çfarëdo grupi, individi apo institucioni. Materialet e dorëzuara, si nga pamja ashtu edhe nga faktet, duhet të respektojnë normat e komunikimit civil. Me fjalë tjera, përmbajtja e të gjitha materialeve të dorëzuara duhet të jetë e përshtatshme për audiencën globale.
  2. Materialet e dorëzuara duhet të kenë përmbajtje origjinale të krijuar nga garuesi dhe nuk duhet të përmbajnë asnjë element që është i mbrojtur nga e drejta autoriale e të dikujt tjetër apo që mund t’i përkas pronës intelektuale apo të drejtave të patentuara të palës së tretë, përfshirë të drejtat e privatësisë dhe publicitetit (përveç në rastet e lejuara shprehimisht më poshtë në pikën (d)) sponsorët e garës nuk japin leje për “përdorim të drejtë” të materialit që mbrohet nga e drejta e autorit, si dhe sponsorët e garës nuk japin leje për përdorimin e materialeve të licensuara të krijuara apo në pronësi të palës së tretë.
  3. Sponsorët e garës e rezervojnë të drejtën e diskualifikimit, në lirinë e tyre absolute të veprimet, të çfarëdo materiali të dorëzuar që nuk i plotëson këto kritere dhe qëllimin e thelbin e këtyre Rregullave Zyrtare të Garës.
  4. Në rast të ndonjë çështjeje apo dallimi në qëndrime në lidhje me respektimin, interpretimin apo zbatimin e këtyre kritere të garës apo dispozitave tjera të këtyre Rregullave Zyrtare të Garës, sponsorët e garës e rezervojnë të drejtën ekskluzive për t’i zgjidhur çështjet apo dallimet në pikëpamje, sipas lirisë së tyre të plotë të veprimit.
  5. Me dorëzimin e videos apo posterit për garë, garuesi e konfirmon që ai/ajo e ka pranuar pëlqimin me shkrim nga të gjithë individët imazhet apo ngjasimi i së cilëve paraqitet në video apo poster (apo nga prindi/kujdestari ligjor i individit nëse ndonjëri nga ata individ konsiderohet i mitur në shtetin ku banon), dhe që ai ajo i ka pranuar të drejtat, licencat, pëlqimet dhe lejet për përdorimin e të gjitha materialeve si muzika, imazhet, teksti dhe përmbajtja tjetër në materialin e dorëzuar. Garuesi më tutje konfirmon që ai ose ajo është i/e gatshme për të ofruar dokumente të besueshme për cilindo dhe të gjitha pëlqimet, licencat, etj. nëse kërkohen. Mos-marrja e atyre të drejtave, pëlqimeve të licencave dhe lejeve, mund të rezultojë në diskualifikim të video materialeve sipas lirisë së veprimit të plotë dhe absolute të sponsorit të garës.
  6. Redaktimi i video materialit: Janë të lejuara të gjitha teknikat konvencionale të redaktimit të videove. Videot mund të redaktohen përmes përdorimit të çfarëdo programi në çfarëdo formati, mirëpo duhet të kompresohen dhe dorëzohen në formatin që pranohet nga platforma YouTube.

    Kriteret e pranueshmërisë 

  1. Garuesit duhet të jenë të regjistruar në shkollë dhe nuk duhet të jenë më të rinj se 10 vjet në datën e futjes në garë. Për personat nën moshën 18 vjeçare kërkohet pëlqimi i prindit apo kujdestarit ligjor siç është për shkruar më lartë tek “Si të hyni në garë.” Garuesit duhet të jenë banorë të Shqipërisë, Bosne e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi apo Serbisë dhe nuk mund të jenë shtetas të SHBA-së apo banorë të ligjshëm të përhershëm të SHBA-së.
  2. Personi që i dorëzon materialet do të konsiderohet si garuesi i vetëm dhe do të jetë i vetmi person me të drejtë për të garuar për çmimin. Organizatat nuk kanë të drejtë që të garojnë për çmimin, qoftë si subjekte apo përmes përfaqësimit nga ndonjë individ. Për të pasur të drejtën për fitimin e çmimit, garuesi duhet të ofroj informatat të plota dhe të sakta.
  3. Individët në vijim nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në garë:  të punësuarit, praktikantët, drejtorët dhe zyrtarët e sponsorëve të garës, apo Qeverisë së SHBA-së, apo ndonjë punonjës, praktikant, drejtor apo zyrtar i çfarëdo agjencie, kompanie apo subjekti të përfshirë në administrimin, reklamimin, vlerësimin, krijimin, zhvillimin, ekzekutimin, dhe/apo përmbushjen e kësaj gare, si dhe anëtarët e familjes së ngushtë (si bashkëshori/ja, partneri i njohur, prindi, fëmija, vëllau/motra, dhe apo “fëmija i bashkëshortit/es, a njerka njerku” e cilitdo) dhe ata që jetojnë në të njëjtën shtëpi me cilindo nga këta individ.
  4. Porsa të jetë pranuar materiali i dorëzuar për hyrje në garë, emri i garuesit (apo emri i përdoruesit, në rast se garuesi dëshiron të mbetet anonim) dhe shteti mund të identifikohen publikisht dhe kjo është në liri të plotë të veprimit të garuesit.
  5. Fituesit mund të ftohen për pjesëmarrje në ngjarjen festuese publike që organizohet nga sponsorët e garës.

    Përzgjedhja e fituesve 

  1. Të gjitha materialet e dorëzuara për garë i nënshtrohen kontrollimit paraprak nga punonjësit e Ambasadës së SHBA-së për të siguruar pajtueshmëri me Rregullat Zyrtare të Garës. Çdo material i dorëzuar që nuk i plotëson kriteret nuk do të postohet. Ambasada e SHBA-së e rezervon të drejtën në lirinë e saj të plotë dhe absolute për të verifikuar në analizën përfundimtare nëse finalisti i mundshëm apo materiali i mundshëm për t’u shpallur fitues i ka respektuar në tërësisht këto Rregulla Zyrtare të Garës para postimit në faqen e garës, para dhënies së çmimit, njohjes si fitues etj.
  2. Gjyqtarët: Komisioni i garës do të përbëhet nga personeli i ambasadave të SHBA-së në shtetet pjesëmarrëse
  3. Kriteret e vlerësimit: Materialet më të mira të dorëzuara në garë do të zgjedhën nga komisioni. Komisioni do ta vlerësoj kreativitetin dhe imagjinatën në tregimin e ngjarjes dhe origjinalitetin e idesë. Performanca teknike dhe teknologjia e përdorur nuk janë element vendimtar për vlerësim. Gjyqtarët do ta marrin para sysh moshën dhe pjekurinë e garuesit. Materialet e dorëzuara do të vlerësohen me notën 1 deri 5.
  4. Fituesit: Secili fitues dhe apo finalist do të kërkohet që sponsorëve të garës t’ia kthej të nënshkruar një deklaratë të pranueshmërisë dhe përgjegjësisë/kumtesë për publikim, dhe ta ofroj një biografi të shkurtër (aty ku kërkohet) dhe një deklaratë të shkurtër në lidhje me materialin e dorëzuar; përndryshe fituesi apo finalisti nuk do të ketë të drejtë në asnjërin çmim. Pamundësia e sponsorëve të garës për ta kontaktuar fituesin e mundshëm mund të rezultojë në diskualifikim dhe/apo përzgjedhje të një fituesi tjetër nga të gjitha materialet tjera të dorëzuara me rregull.
  5. Fituesit dhe finalistët mund të shpallen në faqen e internetit të Ambasadës dhe/apo faqet e mediave sociale. Fituesit dhe finalistët mund të përzgjedhin që ta përdorin një nofkë në vend të emrit të tyre të vërtetë dhe mund të kërkojnë që informatat tjera identifikuese të mbahen të fshehta.    

Çmimi(et)       Çmimi i 1rë: iPad Mini 2

                        Çmimi i 2të: Kamerë GoPro

                        Çmimi i 3të: Kindle

Fituesit duhet ta konfirmojnë pranimin e çmimit përmes përgjigjes në email brenda tri ditëve kalendarike. Në rast se nuk konfirmohet pranimi deri në datën e kërkuar, sponsorët e garës e rezervojnë të drejtën e tyre për ta përzgjedhur një fitues tjetër. Secili fitues duhet të siguroj adresë valide për postën e rregullt ku duhet të dërgohet çmimi, nëse fitohet. Sponsorët e garës nuk janë përgjegjës për asnjë problem në lidhje me dërgimin e cilitdo çmim, përfshirë por pa u kufizuar në, vjedhjen, vonesën, dëmtimin apo shkatërrimin/humbjen aksidentale nga bartësi i dërgesës.

  1. Çfarëdo pjese e papërdorur e çmimit nuk mund të transferohet, konvertohet apo shkëmbehet dhe nuk mund të merret në para të gatshme. Të gjitha tatimet për apo në lidhje me çmimin, dhe pasojat e deklarimit të tij, janë përgjegjësi e vetme dhe ekskluzive e fituesit.

Detyrimet dhe të drejtat   

  • Sponsorët e garës nuk e miratojnë asnjë material të dorëzuar apo mesazh të shprehur në të, dhe sponsorët e garës shprehimisht e mohojnë çfarëdo përgjegjësie në lidhje me materialet e dorëzuara përfshirë kontestet e mundshme ndërmjet bashkëpunëtorëve në lidhje me materialin e dorëzuar.
  • Gara dhe sponsorët e saj nuk lejojnë aktivitete të shkeljes së të drejtës së autorit apo shkelje të çfarëdo të drejte tjetër të pronës intelektuale, dhe sponsorët e garës e rezervojnë të drejtën për largimin dhe diskualifikimin e çdo materiali të dorëzuar që ata e konsiderojnë se shkel të drejtën e autorit të palës tjetër apo të drejtat tjera të pronës intelektuale.
  • Garuesit në mënyrë specifike pajtohen që sponsorëve të garës t’i japin leje për përdorimin e të gjithë përmbajtjes së dorëzuar për qëllime të vlerësimit të garës. Finalistët dhe/apo fituesit do të kërkohen që sponsorëve të garës t’ia japin lejen e shfrytëzimit me atributet e duhura përmes çfarëdo mjeti që e konsiderojnë të duhur, për mbarë botën, jo-ekskluzive, pa tantiema, të nënlicensueshme dhe transferueshme, për ta riprodhuar, shpërndarë, përgatitur punë derivative nga ajo, dhe/apo shfaqur materialin e dorëzuar, në çfarëdo formati medial dhe përmes cilitdo kanal medial në vazhdimësi në lidhje me aktivitetet dhe funksionet e garës.
  • Garuesi e merr përgjegjësinë e plotë për materialin e dorëzuar në garë dhe pjesët e materialit që gjenden në të, dhe për çdo pasojë të dorëzimit apo postimit të tij.
  • Sponsorët e garës e rezervojnë të drejtën që në çdo kohë, të verifikojnë vlefshmërinë e materialeve dhe garuesve dhe ta diskualifikojnë cilindo garues apo material që konsiderohet se nuk i respekton këto Rregulla Zyrtare të Garës. Sponsorët e garës gjithashtu e rezervojnë të drejtën për të kërkuar dokumente shtesë, në lirinë e tyre të plotë dhe absolute të veprimit, për të verifikuar pranueshmërinë dhe respektimin e këtyre Rregullave Zyrtarë të Garës.
  • Në rast se çmimi apo çfarëdo pjese e tij nuk është në dispozicion, sponsorët e garës, në lirinë e tyre të plotë të veprimit e rezervojnë të drejtën e zëvendësimit të çmimit më një çmim tjetër me specifikacione apo vlerë të njëjtë apo më të madhe.
  • Sponsorët e garës e rezervojnë të drejtën, që në çdo kohë dhe në lirinë e tyre të plotë të veprimit, ta diskualifikojnë dhe/apo konsiderojnë jo të përputhshëm cilindo individ për të cilin ata me arsye besojnë se (i) i ka shkelur Rregullat Zyrtare të Garës; (ii) i ka shkelur kushtet e përdorimit të platformës, apo (iii) është duke vepruar me keqbesim, apo në mënyrë të pandershme apo penguese, apo me qëllim të zemërimit, abuzimit, kërcënimit apo ngacmimit të cilitdo person tjetër. 
  • Sponsorët e garës e rezervojnë të drejtën për të modifikuar, pezulluar, përfunduar apo ndërprerë garën sipas lirisë së tyre të veprimit për çfarëdo arsye.
  • Garuesi dakordohet që t’i dëmshpërblej apo të mos i mbaj përgjegjës sponsorët e garës, kompanitë e tyre amë atë subsidiare apo të anëtarësuar, zyrtarët, drejtorët, punonjësit, praktikantët dhe agjentët nga dhe kundër çdo pretendimi, dëmtimi, obligimi, humbje, detyrimi, kostoje apo borxhi, dhe shpenzimi (përfshirë por pa u kufizuar në tarifat e avokatit) që dalin nga (i) shkelja e Rregullave Zyrtare të Garës; (ii) shkelja e të drejtave të cilësdo palë të tretë, përfshirë pa asnjë kufizim çfarëdo të drejte të autorit, markë tregtare, pronë intelektuale, privatësi, publicitet, apo të drejta tjera të patentuara në lidhje me garën; apo (iii) çdo pretendim që dorëzimi i materialit të garës i ka shkaktuar dëm, përfshirë atë financiar ndaj çfarëdo pale të tretë. Këto obligime të dëmshpërblimit dhe mos-mbajtjes përgjegjës do të vlejnë për kohë të pacaktuar përtej përfundimit të garës.
  • Procedura, vlerësimi dhe dhënia e çmimeve do të bëhet në pajtim të plotë me të drejtën e SHBA-së dhe të drejtën e shtetit nikoqir. Në rast të konfliktit ndërmjet të drejtës së SHBA-së dhe asaj të shtetit nikoqir, vlen e drejta e SHBA-së.
  • Sponsorët e garës dhe qeveria e SHBA-së marrin masa të arsyeshme për të mbrojtur të dhënat konfidenciale, informatat që identifikojnë personin, dhe të dhënat tjera të ndjeshme të garuesve. Informatat e kontaktimit të dhëna nga garuesit mund të ruhen nga Ambasada e SHBA-së në Zagreb dhe mund të përdoren për të kontaktuar garuesit për qëllime tjera në të ardhmen. Këto informata mund të ndahen me bashkë-sponsorët e garës dhe/apo t’i vihen në dispozicion palëve të treta deri në masën e lejuar me ligj.
  • Sponsorët e garës nuk marrin kurrfarë detyrimi apo përgjegjësie për çfarëdo humbje a dëmi që rezulton nga pjesëmarrja e përdoruesit apo përpjekja për të marr pjesë në garë apo aftësia apo paaftësia për t’i ngarkuar, dërguar përmes postës apo dërguesit, apo dorëzimit në mënyra tjera të materialeve të tyre të garës apo qasja në informata në lidhje me pjesëmarrjen në garë. Sponsorët e garës nuk marrin asnjë përgjegjësi apo detyrim për çfarëdo problemi në lidhje me dërgimin e materialeve të garës, përfshirë, por a u kufizuar vetëm në, vjedhjen, vonesën, dëmtimin, apo shkatërrimin/humbjen aksidentale nga problemet teknike të dorëzimit postar, apo prishjet teknike që dalin në lidhje me funksionimin e garës, përfshirë: gabimet harduerike dhe softuerike; defektet në kompjuter, telefon, kabllo, satelit, rrjet, elektronikë, apo probleme tjera të lidhjes pa tela apo e internetit apo me komunikimet tjera online; gabimet apo kufizimet në ndonjërin nga ofruesit e shërbimit të internetit, serverë, host apo ofrues; transmisione të ngatërruara apo gabuara të të dhënave; dështim të dërgimit apo pranimit të emailit; transmisione të humbura, vonuara apo përgjuara të emailave; pamundësia e qasjes në faqen e garës në tërësi apo pjesërisht për çfarëdo arsye; mbingarkimi i komunikacionit të internetit apo faqes së internetit; intervenimi njerëzor apo jonjerëzor i paautorizuar në funksionimin e garës, përfshirë pa kufizime, ngatërrimin e qëllimshëm, hakimin, vjedhjen, viruset, dhe ato që quhen “bugs” apo “uorms”; apo shkatërrimin e cilitdo aspekt të garës, apo humbjen, keqllogaritjen, keqdrejtimin, pamundësinë e qasjes apo mosekzistimin e llogarisë së postës elektronike që përdoret në lidhje me garën.
  • Përdorimi i faqes së garës bëhet në rrezik të vetë përdoruesit. Sponsorët e garës nuk janë përgjegjës për çfarëdo lëndimi personal, dëmtim prone, apo humbje të çfarëdo lloji që mund t’i shkaktohet pajisjes kompjuterike që rezulton nga pjesëmarrja në garë, përdorimi i faqes së garës apo shkarkimi i informatave nga faqja e garës. Me pjesëmarrjen në garë, garuesi i liron sponsorët e garës nga çfarëdo dhe të gjitha pretendimet që dalin nga apo në lidhje me pjesëmarrjen e garuesve të tillë në garë, qoftë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi.
  • Sponsorët e garës nuk janë përgjegjës në rast se ndonjë pjesë e garës anulohet apo vonohet për shkak të motit, zjarrit, sulmit, akteve të luftës a terrorizmit, apo çfarëdo shkaku tjetër.