Referendumi i Maqedonisë për Marrëveshjen e Prespës

Heather Nauert, zëdhënëse e Stejt Departamentit dhe nën-sekretare e shtetit për diplomaci publike dhe marrëdhënie me publikun (© Alex Brandon/AP)

Deklaratë për media
Heather Nauert, zëdhënëse e Stejt Departamentit
Uashington
30 shtator 2018

Shtetet e Bashkuara përshëndesin rezultatin e referendumit në Republikën e Maqedonisë që u mbajt më 30 shtator, ku qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për anëtarësim në NATO dhe në Unionin Evropian duke pranuar Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë. Shtetet e Bashkuara fuqimisht mbështesin zbatimin e plotë të Marrëveshjes, që do të mundësojë Maqedoninë të merr vendin e vet në NATO dhe në UE, dhe të kontribuojë në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal. Ftojmë liderët që tani kur Maqedonia fillon diskutimet rreth ndryshimeve kushtetuese, të ngriten mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të siguruar një ardhmëri më të ndritshme për vendin si pjesëmarrës i plotë në institucionet perëndimore.