“Tregtia me njerëz është një nga çështjet më tragjike të kohës në lidhje me të drejtat e njeriut. Ajo shkatërron familje, dëmton tregjet globale, cenon sundimin e ligjit, dhe nxit veprimtari të tjera kriminale transnacionale. Ajo rrezikon sigurinë publike dhe kombëtare. Por, akoma më keq, krimi heq nga liria dhe nga dinjiteti i tyre qenie njerëzore. Prandaj duhet të bëjmë përpjekje t’i japim fund të keqes së tregtisë me njerëz. Sot bëjmë një hap tjetër drejt këtij qëllimi. Raporti për tregtinë me njerëz për 2017 vë në pah sukseset dhe sfidat tjera që qëndrojnë para nesh në këtë çështje me rëndësi globale.” – Rex W. Tillerson, Sekretar i shtetit
Raporti vlerëson tregtinë në 187 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe thekson nevojën për të kërkuar përgjegjësi nga trafikantët dhe për t’i përndjekur ata. Raportin për tregëtinë me njerëz për 2017 mund ta gjeni në PDF format – si një fajll i tërë dhe në HTML formate. Fjalimi i sekretarit të shtetit Tillerson në ceremoninë për shpalljen e Raportit për tregtinë me njerëz
Raporti sipas shteteve [Pjesa për Maqedoninë]