Sekretari i Shteteve të Bashkuara

“U.S.Rex. W. Tillerson u betua si Sekretari i 69-të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara më 1 shkurt, 2017.

I lindur në Wichita Falls, Texas, Sekretari Tillerson u diplomua në inxhinieri (civile) në Universitetin e Texas në Austin, përpara se të punësohej në kompaninë Exxon në 1975 si inxhinier prodhimi. Sekretari Tillerson u ngrit në detyrë deri sa arriti të bëhej president i koorporatës dhe anëtar i bordit të drejtuesve në 2004, dhe shërbeu si kryetar dhe shef ekzekutiv (CEO) nga 2006 deri në 2016.

Sekretari Tillerson është përfshirë prej një kohe të gjate me Boy Scouts të Amerikës dhe në rininë e tij fitoi medaljen e tyre më të lartë, atë të Zbuluesit Shqiponjë i Dalluar. Ai ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Zbuluesve Amerikanë dhe ka shërbyer si president kombëtar i Zbuluesve nga 2010 deri më 2012.

Sekretari Tillerson është ish anëtar i Institutit Amerikan të Naftës dhe Këshillit Kombëtar të Naftës, dhe u zgjodh në Akademinë Kombëtare të Inxhinierisë në vitin 2013. Ai ka shërbyer më parë si përfaqësues administrator i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Tryezës së Biznesit dhe Këshillit të Biznesit, si dhe përfaqësues nderi i Këshillit të Biznesit për Mirëkuptim Ndërkombëtar, dhe anëtar i Komitetit të Emergjencave për Tregtinë Amerikane. Është ish drejtor i Fondit të Bashkuar të Kolegjeve për Zezakët dhe ish zv. kryetar i Shoqërisë së Teatrit Ford.
Burimi: State.gov