Presidenti i Shteteve të Bashkuara

President Donald J. TrumpDonald J. Trump është mishërimi i vërtetë i historisë amerikane të suksesit. Përgjatë gjithë jetës së tij, ai ka vendosur vazhdimisht standarte përsosmërie në biznes dhe sipërmarrje, sidomos me interesat e tij në pronat e patundshme, sporte dhe botën e argëtimit. Në të njëjtën mënyrë, hyrja e tij në politikë dhe në shërbimin publik, përfundoi me fitoren e zgjedhjeve presidenciale, mrekullisht, që me herën e parë që ai garoi për një post.

Pasi u diplomua në Shkollën e Financës Wharton, Z. Trump eci në gjurmën e babait të tij në fushën e zhvillimit të pasurive të patundshme, si dhe hyri në botën e zhvillimit të pasurive të patundshme në New York. Marka Trump u kthye shumë shpejt në sinonim të adresave më prestigjioze në Manhatan, e më pas, në të gjithë botën. Si autor i suksesshëm, Z. Trump ka shkruar mbi katërmbëdhjetë libra të suksesshëm dhe libri i tij i parë, Arti i Ujdisë, përveçse ishte libri më i shitur i vitit, konsiderohet edhe si një botim klasik për biznesin.

Trump shpalli kandidaturën e tij më 16 qershor, 2015 dhe pasi shtatëmbëdhjetë pretendentë republikanë pezulluan fushtatat e tyre, ai pranoi emërimin si kandidati republikan për President të Shteteve të Bashkuara në korrik, 2016. Z. Trump fitoi zgjedhjet më 8 nëntor 2016 me fitoren më dërrmuese në Kolegjin Zgjedhor për një kandidat republikan në 28 vjet. Ai fitoi në më shumë se 2,600 konte në të gjithë vendin, numri më i lartë që nga Presidenti Reagan në vitin 1984. Gjithashtu, fitoi më shumë se 62 milionë vota në votimin popullor, numri më i lartë i të gjitha kohërave për një kandidat republikan. Ai gjithashtu fitoi 306 vota elektorale, numri më i lartë për një kandidat republikan që nga koha e George H.W. Bush në vitin 1988. Miliona amerikanë përqafuan mesazhin e tij për të rindërtuar vendin tonë dhe për ndryshuar gjendjen ekzistuese – kjo ishte një fitore e vërtetë kombëtare dhe një lëvizje historike.

Donald J. Trump bëri fushatë në vendet ku ai e dinte se republikanët kishin pasur vështirësi të fitonin – Flint, Michigan, shkollat e posaçme brenda qytetit të Cleveland, dhe kishat hispanike në Florida – sepse ai donte të përcillte mesazhin e fuqizimit ekonomik tek të gjithë amerikanët. Miliona republikanë të rinj i besuan Z. Trump votën e tyre sepse ai u përqendrua tek arritja e mirëqenies nëpërmjet marrëveshjeve tregtare më të mira, dhe si rrjedhojë, marzhi i fitores qe i lartë në zonat e reja republikane. Është e qartë se fitorja e Presidentit Trump bashkoi amerikanë nga të gjitha prejardhjet dhe ai është gati të sjellë rezultate për vendin që nga dita e parë e çdo ditë të mandatit të tij.

Presidenti Trump është i martuar me bashkëshorten e tij Melania prej dymbëdhjetë vjetësh dhe së bashku ata kanë një djalë, Barron. Z. Trump ka edhe katër fëmijë të rritur, Don Jr., Ivanka, Eric dhe Tiffany, si dhe tetë nipër e mbesa.

Burimi: whitehouse.gov