
Ambasadorjа Aggeler, diplomate karriere e Shërbimit të Lartë të Jashtëm me gradën e Ministrit Këshilltar, është Ambasadorе në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Më parë, ajo ka punuar si e Ngarkuar me Punë ad interim për Misionin e SHBA-së në Pakistan. Znj. Aggeler ka punuar gjithashtu si Ministër Këshilltar për Çështjet Publike në Ambasadën e SHBA-së në Paris; Zëvendës Ndihmës Kryesor për Byronë e Çështjeve të Azisë Jugore dhe Qendrore dhe Zyrën e Përfaqësuesit Special për Afganistanin dhe Pakistanin, dhe Zëvendëse e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Shtyp dhe Diplomaci Publike. Nga viti 2013 deri në vitin 2015, ka qenë Këshilltare për Çështjet Publike në Ambasadën Amerikane në Islamabad.
Më parë ka punuar në ambasadën amerikane në Islamabad, ambasadën amerikane në Shkup; ambasadën amerikane në Hanoi; në Uashington, në ambasadën amerikane në Paris dhe në ambasadën amerikane në Nju Delhi.
Para se t’i bashkëngjitet Shërbimit të Jashtëm, znj. Aggeler ka punuar për Departamentin e Shtetit në Burkina Faso, në Hungari dhe në Indi. Ka punuar në Galerinë Kombëtare të Artit në Uashington para se t’i bashkëngjitej bashkëshortit të saj në postet e Departamentit të Shtetit. Më parë ka qenë vullnetare e Korpusit të Paqes në Republikën e Afrikës Qendrore. Ka marrë çmime të shumta të Departamentit të Shtetit, duke përfshirë Çmimin e Nderit të Lartë dhe të Nderit të Merituar, Çmimin e Ndihmës Sekretarit për Përsosmëri dhe Çmimin Mildred Sinclaire për Gjuhë (Hindi, 2000). Flet frëngjisht, maqedonisht, dhe pak hindi. Është e martuar me oficerin e lartë të shërbimit të jashtëm Brian Aggeler, dhe vajza e tyre është gazetare në Uashington.