Zëvendës Shefi i Misionit Micaela Schweitzer-Bluhm

Micaela Schweitzer-Bluhm, Zëvendës Shef i Misionit

Diplomatja me karrierë, Micaela Schweitzer-Bluhm është zëvendës ambasadore në Ambasadën e SHBA në Shkup, Maqedoni. Para pozitës së tanishme, ajo ka udhëhequr njësinë për Mbështetje gjatë menaxhimit të krizave në Qendrën Operative të Stejt Departamentit, Qendër në të cilën ka punuar edhe në vitet 1999 dhe 2000 si zyrtare për monitorim.

Jashtë Shteteve të Bashkuara, Micaela ka punuar në Ambasadat e SHBA në Zagreb, Kajro, Bagdat, Tunis dhe Katamandu, si dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Jerusalem, ku ka shërbyer si zyrtar për marrëdhënie me publikun dhe zëdhënëse e Konsullatës. Përveç mandateve të saj në Qendrën Operative, në Uashington, Micaela ka shërbyer edhe si asistente e ndihmës sëkretarit të shtetit për Lindjen e Afërt.

Micaela ka diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitetin Braun, dhe ka master për Studime për siguri kombëtare nga Kolexhi Nacional i Luftës. Ka mësuar gjuhët maqedonase, arabe, frenge dhe nepalisht.

Bashkëshorti i saj, Todd Bluhm, është gjithashtu diplomat në shërbimin e jashtëm të SHBA. Ata kanë tre fëmijë.