Më 20 maj, shefi i Zyrës për bashkëpunim në mbrojtje majori Jeff Van Sickle, kryetari i komunës së Dibrës, dhe drejtori i shkollës fillore “Riste Risteski” morrën pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit për të shënuar renovimin e financuar nga SHBA. Komanda Evropiane e Armatës së SHBA-ve, përmes Zyrës për bashkëpunim në mbrojtje pranë Ambasadës së SHBA-ve, në partneritet me USAID-in në kuadër të Projektit për integrim ndëretnik në arsim siguroi 21.000 dollarë për sistem të ri për ngrohje të ujit. Ky është renovimi i shtatë, nga gjithsej tetë që janë paraparë në kuadër të këtij projekti e që duhet të përfundojnë këtë pranverë.. .. Foto. »