Marrëveshja për çështjen e emrit Maqedoni

Deklaratë për shtyp

Heather Nauert
Zëdhënëse e Departmentit të Shtetit
Washington, DC
12 qershor 2018

Shtetet e Bashkuara urojnë kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, dhe përshëndesin marrëveshjen historike për zgjidhjen e kontestit të emrit.  Zgjidhja do të jetë e dobishme për të dy shtetet dhe do të përforcojë sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.  Kryeministrat Zaev dhe Tsipras demonstruan vizion, guxim dhe vendosmëri në kërkim të një marrëveshje të pranueshme për të dy anët.  Poashtu përshëndesim përkushtimin e ndërmjetësuesit të KB, Matthew Nimetz për përjekjet e palëkundura për më shumë se dy dekada, për t’i dhënë fund kontestit.

Jemi të gatshëm të mbështesim këtë marrëveshje, siç kërkuan të dy vendet.

https://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2018/06/283164.htm