I nderuari z. President:
Ne emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Maqedonisë me rastin e 8-të Shtatorit, Ditës së Pavarësisë.
Maqedonia ka shume arsye për të qenë krenare këtë vit. Marrëveshja historike e Prespës zgjidh çështjen shumëvjeçare rreth emrit me Greqinë dhe hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Unionin Evropian. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të përforcojnë sigurinë, stabilitetin, dhe prosperitetin e gjithë rajonit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme të mbështesin Maqedoninë, e veçanërisht në lidhje me bisedimet që vijojnë për anëtarësimin tuaj në NATO.
I dëshiroj popullit të Maqedonisë çdo të mirë në këtë ditë të veçantë.
Me respekt,
Donald J. Trump