Konferenca e 19-të e SHBA- Karta e Adriatikut u mbajt në Ohër nga 16-18 shtator dhe përfundoi me firmosjen e një Deklarate të përbashkët. Shtetet anëtare riafirmuan përkushtimin e tyre ndaj parimeve të SHBAKarta e Adriatikut dhe diskutuan për iniciativa të vazhdueshme. Ngjarja, nikoqire e të cilës ishte Maqedonia, u kryesua nga Bosnja dhe Hercegovina. Admirali Mark Ferguson, komandanti i Forcave të përbashkëta aleate në Napoli, Itali dhe komandant i Marinës së SHBA në Evropë ishte bashkë-kryesues i konferencës.