Është gjë e mrekullueshme për Maqedoninë dhe popullin e Maqedonisë që procesi për formimin e qeverisë po lëviz në një fazë tjetër dhe që në pah kemi formimin e një qeverie të re. Gjithashtu është me rëndësi të theksohet që presidenti Ivanov dhe liderët e partive të koalicionit shumicë gjetën mënyrë për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive për të arritur në këtë pozitë pozitive për popullin e Maqedonisë.
Shpresojmë të bashkëpunojmë me qeverinë e re pas formimit të saj; shpresojmë të formohet shpejtë. Ka shumë punë që duhet bërë që Maqedonia të lëvizë përpara me reformat urgjente dhe të përparojë në rrugën e saj drejt komunitetit Euro-Atlantik. Shtetet e Bashkuara mbesin mik dhe partner i Maqedonisë, dhe shpresojmë të punojmë me qeverinë e re për të mbështetur ato reforma dhe atë progres.