Sektorë & Zyra

Qëllimi i aktiviteteve tona është të promovohet mirëkuptim më i madh mes Maqedoninë e Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Sektori për Marrëdhënie me Publikun kryen dy funksione kryesore. Shërben si zyrë për shtyp e Ambasadës, dhe udhëheq shumicën e programeve kulturore, informative dhe arsimore të financuara nga Qeveria e SHBA. Zyra për media merret me marrëdhëniet mes Ambasadës dhe të gjithë mediave në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë vendit, si dhe koordinon pyetjet, intervistat, dhe ngjarjet tjera mediatike për të gjithë zyrtarët e misionit.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun gjithashtu udhëheq Qendrën e Burimeve të Informacionit (IRC) të Ambasadës, e cila siguron informacione mbështetëse për zyret dhe institucionet qeveritare të Maqedoninë e Veriut, për zyrtarët e Ambasadës, dhe për publikun e gjerë në Maqedoninë e Veriut. IRC ka në dispozicion informata aktuale dhe gjithëpërfshirëse për Shtetet e Bashkuara, në formë elektronike dhe/ose të shtypur.

KONTAKT INFORMACIONE
Sektori për Marrëdhënie me Publikun
Rr. “Samoilova” Nr.21
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut
Tel: (389-2) 310 2000 lok. 2379
Fax: (389-2) 310 2499
Email adresa për pyetje nga mediat: Zyra për media

Orari i punës: E hënë – E premte, 8:00 deri në 16:30
Mbyllur në festat amerikane dhe të Maqedoninë e Veriut.

Sektori Konsullor ofron shërbime të ndryshme për shtetasit e SHBA, si dhe shërbime për viza.

Shënim: Për aplikuesit për vizë dhe vizitorët e Sektorit konsullor të Ambasadës së SHBA nuk ka në dispozicion parking. Automjetet e parkuara në parkingjet private pranë Ambasadës mund të merren nga shërbimet karrotrec.

Shërbimet për shtetasit e SHBA

Njësia për Shërbim për shtetasit e SHBA ndihmon shtetasit e SHBA me përtëritjen e pasaportave, me raporte për lindjen e fëmijëve të shtetasve të SHBA të lindur në Maqedoninë e Veriut, me regjistrimin e votuesve, me shërbime noteriale dhe me shërbime emergjente për shtetasit e SHBA.

Orari i punës

E martë, e mërkurë dhe e enjte nga ora 14:00 deri në 15:30 me prenotime paraprake, përveç në ditë festash të SHBA dhe të Maqedoninë e Veriut.

Tel: (02) 310 2000
Fax: (02) 310 2299
E-mail: SkopjeACSMailbox@state.gov

Njësia për beneficione federale

Njësia për beneficione federale ndihmon personat që kanë pyetje rreth beneficioneve të siguruara nga agjensitë federale qeveritare të SHBA, siç janë Administrata e Sigurimeve Sociale, Administrata e Veteranëve.

Informata themelore mund të gjenden përmes internetit nga të gjitha agjensitë qeveritare për të cilat Njësia për beneficione federale siguron shërbime.

Këto faqe janë dizajnuar kryesisht për përdorim brenda Shteteve të Bashkuara. Faqet e Administratës së Sigurimeve Sociale dhe Administratës së Veteranëve kanë pjesë të veçanta për beneficionet që i gëzojnë ata që jetojnë jashtë vendit.

Njësia për viza emigruese

Pyetjet për viza emigruese mund të bëhen në Njësinë për viza emigruese në çdo kohë përmes postës elektronike. Do të bëhen të gjitha përpjekjet për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja në afat prej tre ditësh. Pyetjet gjithashtu mund të parashtrohen përmes telefonit në periudhën prej orës 15:00 deri në 16:30, çdo ditë pune në këtë numër telefoni: ++389-2-310-2000.

Prenotime: Shërbimet për viza emigruese, të ndryshme nga kërkesat e përgjithshme, sigurohen vetëm me prenotime. Ju lutemi dërgoni kërkesë për shërbim ose prenotoni termin.

Adresa:
Njësia për viza emigruese, Sektori Konsullor
Ambasada e SHBA, rr. Samoilova 21
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut
E-Mail: consularskopje@state.gov

Njësia për viza jo-emigruese

Njësia për viza jo-emigruese proceson aplikacionet për viza të përkohshme për në Shtetet e Bashkuara. Këtu përfshihen vizat turistike, afariste, studentore, si dhe lejet e përkohshme për punë.
Aplikacionet për viza pranohen vetëm më prenotim.
Tel: ++389-2-310-2000.
E-Mail: consularskopje@state.gov

USAID Maqedoninë e Veriut: Prej popullit Amerikan

Që nga viti 1993, populli amerikan ka investuar rreth 500 milionë dollarë amerikanë në Maqedoninë e Veriut përmes USAID-it. USAID është duke implementuar projekte me të cilat rriten investimet, krijohen vende të punës, zvogëlohet korrupsioni dhe përmirësohet cilësia e arsimit në Maqedoninë e Veriut. Këto nisma e përkrahin tranzicionin e Maqedoninë e Veriut drejt demokracisë stabile dhe integrimit të suksesshëm në Bashkimin Evropian. USAID siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare për më tepër se 100 shtete.