Jennifer R. Littlejohn, zëvendës shef i misionit

Jennifer “J.R” Littlejohn morri detyrën zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, Maqedonia e Veriut më 15 korrik 2019.  Ajo është diplomat karriere në Shërbimin diplomatik të SHBA-ve, që në pozitën e mëparshme ka shërbyer si këshilltar i lartë në ekipin ekzekutiv të sekretarit të shtetit. Paraprakisht ka qenë zëvendës shef i misionit në Ambasadën e SHBA në Dili, Timor-Leste.

Në Uashington, znj. Littlejohn ka shërbyer si drejtor për ҫështje në lidhje me Evropën Qëndrore dhe Veriore në ekipin e Këshillit për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë; drejtor për planifikim të politikave dhe diplomaci publike në Byronë për demokraci, të drejta të njeriut dhe punë; dhe si ndihmës special i nënsekretarit për ҫështje politike, William J. Burns.  Më herët në karrierën e saj ka shërbyer si zyrtare në Zyrën e sekretarëve të shtetit Rice dhe Clinton. Postet e saj tejoqeanike përfshijnë ambasadat në Gjermani, Tajlandë, Brazil dhe Afganistan.

Znj. Littlejohn është magjistër në ҫështje ndërkombëtare nga Universiteti Columbia; ka master në lëminë e Strategjive për resurse kombëtare nga Universitetit Kombëtar për Mbrojtje; dhe diplomë universitare në Shkenca politike nga Universiteti shtetëror Morgan. Ka mësuar gjuhën gjermane, maqedonase, portugeze dhe tailandeze, dhe është fituese e disa ҫmimeve të larta për merita nga Departamenti i Shtetit.

Para se t’i bashkangjitet Shërbimit diplomatik të SHBA-ve në vitin 2002, znj. Littlejohn ka qenë pjesë e programit të Fondacionit Robert Bosch, dhe Programit Fulbright, të dyja në Gjermani.  Është e martuar me Gergely Arany.