Kate Marie Byrnes, ambasadore

Ambasadorja në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zonja Bërns, është veterane e diplomacisë amerikane dhe zyrtare e lartë e Shërbimit Diplomatik për 26 vite.  Ajo ka shërbyer si zëvendës shefe e misionit në Ambasadën amerikane në Athinë prej në shtator të vitit 2017 deri në maj të 2019.   Para kësaj ishte ushtruese e detyrës ambasadore në Misionin e SHBA në Organizatën pë Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë, Austri, ku poashtu ka shërbyer si zëvendës ambasadore prej në shtator të vitit 2014.

Zonja Bërns ka punuar edhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, në Zyrën e nënsekretarit të shtetit për marrëdhënie me publikun dhe diplomaci publike, dhe në Komitetin për punë të jashtme të Senatit.  Ka shërbyer si këshilltare për marrëdhënie me publikun në Misionin e SHBA në NATO, në Bruksel, Belgjikë prej vitit 2007 deri në 2010.  Prej 2010-2011 ishte përfaqësues i lartë civil që mbikëqyr qeverisjen dhe zhvillimin në Afganistanin lindor, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë (ISAF).  Poashtu ka përfaqësuar interesat e SHBA në Spanjë, Bolivi, Hungari dhe Turqi.

Zonja Bërns është dekoruar tetë herë me Çmimin e Nderit dhe Çmimin për Merita të Shquara, me Çmimin e Stejt Departamenit “Expeditionary Service” dhe me dy çmime për merita në shërbimin civil nga Departamenti Amerikan i Armatës.  Prej në 2002-2003 ka përfaqësuar Departamentin e Shtetit si zyrtare e programit Pearson të Kongresit dhe anëtare e Fondacionit për lidership të Forumit ndërkombëtar të grave prej vitit 2012 deri në 2013.

Banore e Sarasota në Florida, zonja Bërns ka diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare dhe ka magjistruar për menaxhment politik në Univerzitetin Georgetown.  Është e martuar me Skot Gejxh, kapiten i pensionuar i Forcave detare të SHBA.