Ambasada e SHBA Maqedonisë

Ambasada e SHBA në Shkup
Ambasada e SHBA në Shkup

Ambasada e SH.B.A-ve në Shkup punon pët t’i avansuar marrëdhëniet bilaterale me qeverinë dhe popullin e Maqedonisë, të inkuadrojnë punët e jashtme, biznesin, shoqërinë civile, arsimin, dhe komunitetet e tjera për të promovuar çështjet me interes të përbashkët.

Me personel prej më shumë se 70 аmerikanë dhe përafërsisht 240 të punësuar lokal dhe nën udhëheqjen e аmbasadorit, Misioni:

• I spjegon dhe i promovon qëndrimet e qeverisë të SHBA mbi një sërë çështjesh bilaterale, regjionale dhe globale politike, ekonomike, sociale dhe natyrore.
• E mbështet angazhimin e Maqedonisë për zhvillim të një ekonomie të shëndoshë dhe që krijon mundësi të reja për punësim,  që do të rezultoјëme rritje të qëndrueshme të bruto prodhimit vendor;
• Përforcon zbatimin e kapaciteteve juridike dhe ligjore të Maqedonisë;  posaçërisht për luftë kundër korrupcionit, tregtisë me njerëz dhe krimit të organizuar.
• Përforcon institucionet demokratike dhe mbështet implementimin e plotë të Marrëveshjes të Ohrit të vitit 2001, si në letër ashtu edhe në fuqi;
• Përforcon marrëdhëniet e ngushta me Maqedoninë si aleate që shërben si model në rajon dhe një kontribues i rëndësishëm në luftën globale kundër terrorit; dhe
• Promovon njohjen e shoqërisë dhe vlerave të SHBA më qëllim që gjeneratat e ardhshme të ndajnë interese dhe qëllime të përbashkëta.

SHBA i mbështet aspiratat e Maqedonisë për në NATO dhe BE dhe aktivisht e inkurajon qeverinë të implementojë reformat e nevojshme për t’i arritur standartet e institucioneve Euro-Atlantike. Me implementimin e plotë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit; progresit të dukshëm në reformat në gjyqësi dhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupcionit dhe trafikimit në njerëz; dhe me konsolidimin e parimeve demokratike dhe praktikat në parlament, institucionet qeveritare dhe shoqërinë civile, ne besojmë se potenciali i Maqedonisë për të tërhequr investime të jashtme dhe të brendshme, të nevojshme për të stimuluar rritje më të qëndrueshme ekonomike mund të arrihen, që do të rezultojë me një të ardhme më të pasur që do të kontribuojë më tepër për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.