Qendra për burim të informacionit

Qendra e burimeve të informacionit (IRC) ofron qasje në informatat e plota dhe të rreja për SHBA dhe politikën e saj, të dhëna për shoqërinë e SHBA, politikën e jashtme, sigurinë , çështjet ekonomike, proceset politike dhe të kulturën, për një audience të kontakteve mediale, akademike, profesionale, OJQ dhe zyrtar qeveritar që janë të interesuar për SHBA.

Roli kryesor i IRC është që të operojë si shërbim për kërkim dhe referencë për misionin, të ofrojë lajmet e fundit për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin, të udhëheq një shërbim për prezentim elektronik  për kontakte të zgjedhura të Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe të koordinojë funksionimin e projekteve të Këndeve Amerikane (Shkup, Manastir, Tetovë, Shtip dhe Strugë).

IRC pranon kërkesa me postë, telefon, faks dhe postë elektronike për informata biografike, tekste të fjalimeve nga zyrtarë të qeverisë të SHBA, artikuj të gazetave dhe revistave nga SHBA, adresa të organizatave amerikane, organizatave mendim-formuese dhe instituteve për kërkim.

IRC mban publikime dhe pamfleta të botuara nga Zyra për programe ndërkombëtare (Departamenti i Shtetit i SHBA), të cilat mund të porositen me faks ose e-mail. Ato do t’ju dërgohen me postë vetëm brenda Maqedoninë e Veriut.

Burime nga Qendra për burim të informacionit (IRC):

– Revista

Dow Jones/FACTIVA

Qasje në tekstet e plota të mbi 6.000 revistave periodike dhe burimeve tjera më të mëdha të lajmeve: Reuters, The Wall Street Journal dhe The New York Times. Kjo është një nga shërbimet më gjithëpërfshirëse që paraqet solucionin e duhur për informim të bizneseve ngase ofron informacione për kompanitë, industrinë, vendet e ndryshme dhe raporte për hulumtim të tregut.

Lexis-Nexis

Informacione dhe tekste të plota nga më tepër se 13.500 publikime ligjore, informative dhe afariste. Shërbimi Lexis përmban arkiv të madh të ligjeve federale dhe të shteteve të SHBA-ve, përditësim i vazhdueshëm i sistemit ligjor të të gjitha shteteve dhe rregulloreve në nivel shtetëror dhe federal. Shërbimi Nexis është një nga shërbimet më të mira që ofron lajme dhe informacione nga lëmia e biznesit nga më tepër se 13.500 burime, përfshirë gazetat, agjensitë e lajmeve, revistat, ato tregëtare dhe periodike afariste nga rajoni, nga vendi dhe ndërkombëtare.

Galenet/Infotrac® Onefile

Siguron artikuj të plotë dhe përmbledhje të temave të shumta, përfshirë ato nga lëmia e biznesit, ngjarjet aktuale, ekonomi, arsim, çështje nga mjedisi jetësor, shëndetësi, drejtësi, letërsi dhe art, politikë, shkencë, shkenca shoqërore, sport dhe teknologji.

Qendra për burim të biografive

Ofron biografi nga burimet e Gale Group në kombinim me artikuj të plotë nga qindra revista periodike.

Sirtari i Gale-it me referenca të gatshme

Përfshin 15 baza të përgjithshme të të dhënave nga Gale Group, përfshirë edhe Encyclopedia of Associations (Enciklopedinë e shoqatave). Shfrytëzuesit mund të kenë qasje në mbi 320.000 shoqata, qendra hulumtimi, shtëpi publikimi, publikime të shtypura, baza të të dhënave, televizione dhe radio.

Të dhëna për kontakt nga institucione udhëheqëse

Siguron qasje online në të dhënat e Kongresit, njësive qeverisëse në nivel federal, shtetëror dhe komunal, kompanive juridike, gjyqësi, media dhe shoqata të ndryshme.

STAT-USA (Departamenti i Tregëtisë)

Statistika aktuale dhe historike nga lëmia e ekonomisë dhe tregëtisë. Duke qenë produkt i Departamentit të tregtisë, STAT-USA është burim bashkëkohor dhe autoritar i informacionit që përfshin të dhënat nga Banka kombëtare e tregëtisë, Globs (Global Business Opportunities) udhëzuesin komercial, komunikata ekonomike aktuale dhe shumë më tepër. [Disqe, publikime të qeverisë amerikane dhe libra për referenca bazë].

QENDRA PËR BURIM TË INFORMACIONIT (IRC)

(Në internet nuk janë në dipozicion të gjitha CRS raportet, ju lutemi na kontaktoni.)

(Në internet nuk janë në dispozicion të gjitha dokumentet juridike, ju lutemi na kontaktoni.)

Programi i Këndit Amerikan në mbarë botën është sponsoruar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara dhe paraqet një partneritet mes institucioneve të shtetit nikoqir dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Qëllimi i Këndit është të ofrojë informata falas për publikun në përgjithësi reth Shteteve të Bashkuara përmes librave, revistave, CD-Romve, dhe qasjes falas në Internet. Aty ekziston një hapësirë për informim rreth përpjekjeve kundër trafikimit dhe kundër terrorizmit.

Këndi gjithashtu organizon manifestime të ndryshme: si programe kulturore dhe ligjerata me mysafirë si  zyrtarë të Ambasadës së SHBA-ve, bursistë të Fulbright-it, etj., filma dhe video performance, lexim të poezive, orë bisedimi, Klubi i Lexuesve, orë për tregime për fëmijë, dhe shumë aktivitete të tjera.

Një mision i rëndësishëm i Këndeve Amerikane është të ndërtojë ura të mirëkuptimit në mes popullatës së SHBA-ve dhe asaj të Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për të gjitha informatat në lidhje me këndet amerikane në Maqedoninë e Veriut si dhe programet dhe aktivitetet e tyre mujore, vizitoni ueb-faqen e Këndeve Amerikane në Maqedoninë e Veriut.