Shkëmbim arsimor

Qeveria e SHBA sponsoron një sërë programesh akademike, profesionale dhe kulturore për shkëmbim për të rinj, studentë, arsimtarë, profesionistë, artistë, sportistë dhe liderë të rinj në Republika e Maqedonisë së Veriut. Qëllimet e këtyre programeve janë të nxisin mirëkuptim të ndërsjellë mes Shteteve të Bashkuara dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ambasada e SHBA, në koordinim me Byronë për çështje arsimore dhe kulturore, administrojnë disa programe për shkëmbim, derisa programet tjera administrohen në bashkëpunim me organizata partnere.

Të gjitha bursat e Qeverisë së SHBA për programet për shkëmbim të administruara nga Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut janë shpallur në ueb faqen e Ambasadës së SHBA dhe në profilin në Facebook. Afatet për aplikim ndryshojnë gjatë vitit, prandaj programet shpallen në periudha të ndryshme. Me qëllim që të informoheni në kohë për të gjitha mundësitë rreth programeve për shkëmbim arsimor, ju lutemi vizitoni shpesh ueb-faqen tonë apo na ndiqni në Facebook.

Pjesëmarrja në programet amerikane për shkëmbim është në bazë të meritave dhe çdo program ka kriteret e veta të përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët vlerësohen në bazë të faktorëve si përvoja akademike, potenciali për udhëheqje, njohja e gjuhës angleze, lëmia e studimit apo hulumtimit, dhe gatishmëria për të vizituar dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara. Programet ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë aplikuesit dhe nuk diskriminojnë në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, përkatësisë gjinore, fetare, kombëtare ose etnike, orientimit seksual apo natyrës së aftësive të kufizuara.

Testimi (Education USA/Stejt Departamenti)

Si pjesë e procesit për aplikim, shumica e kolegjeve dhe universiteteve amerikane kërkojnë rezultate pozitive nga testet e standardizuara amerikane për regjistrim. Kolegjet dhe universitetet përdorin teste për regjistrim si mjet për vlerësim të të gjithë aplikuesve (nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vendet tjera) në bazë të standardit të njëjtë. Testet për regjistrim zakonisht përmbajnë pyetje që japin më shumë përgjigje të mundshme e që kërkojnë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze. Gjithashtu, për disa teste është e nevojshme njohja e matematikës ose njohje e detajuar e disa fushave të studimit. Është me rëndësi të dini që rezultatet e testeve janë vetëm një nga faktorët që përdoren gjatë vlerësimit të aplikacionit të studentëve ndërkombëtarë.

Testet

• Shërbimi për testim në lëminë e arsimit
• Përgatitje për test  (e Petersonit)
• Shoqata amerikane e stomatologëve (ADA): Licencë amerikane për stomatolog ndërkombëtar
• Komisioni për të diplomuar në shkolla të huaja për infermieri
• Komision arsimor për të diplomuarit e huaj në medicinë (ECFMG)
• GED (Zhvillim i përgjithshëm arsimor)
• GMAT Online / MBA Explorer (Këshilli për menaxhim të regjistrimit të të diplomuarve në studime pasuniversitare)
• GRE Online (Teste të përgjithshme për regjistrim në institucione për arsim të lartë)
• IELTS (Sistem ndërkombëtar për testim të gjuhës angleze)
• MCAT – Test për regjistrim në kolegj për medicinë (Shoqata amerikane medicinale)
• SAT (Test për vlerësim) / SAT faqja për regjistrim
• SSAT Udhëzues online për studentë 
• TOEFL (Veb-faqja zyrtare për testin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj – programe dhe shërbime)
• TOEFL – Regjistrohuni online
• TOEIC® – Test për gjuhë angleze për komunikim ndërkombëtar
• Veb-faqja e USMLE  (Provimi amerikan për licencë medicinale)

Përgatitje për test

• Softver falas për përgatitje për test GMATPrep®
• GMAT Strategji për kalimin e testimit
• GRE Test i përgjithshëm dhe test nga lëndë specifike
• SAT: Testi zyrtar SAT për praktikë
• SAT II përgatitje për test tematik
• TOEFL 

Kalendari i testeve (me kërkesë do t’ju dërgohet nga Gordana Mirçiç prej Këndit Amerikan në Shkup)

Informata shtesë për programet arsimore

Akreditimi është sistem i njohjes dhe garancë e kualitetit të institucioneve dhe programeve për arsim të lartë në Shtetet e Bashkuara. Gjatë zgjedhjes së programit për studim, një nga gjërat për të cilat duhet të siguroheni është të vërtetoni nëse programi është i akredituar në mënyrë të duhur. Në Shtetet e Bashkuara nuk ekziston ndonjë kufizim ligjor për përdorimin e fjalëve “i akredituar”, “organ akreditimi” apo “shoqatë për akreditim”. Duke patur këtë parasysh, është me rëndësi që të kontrolloni nëse një institucion dhe programi i tij kanë akreditim nga ndonjë organ “i pranuar” për akreditim. Që një organ për akreditim të jetë i pranuar, ai duhet të plotësojë njërin apo të dy kriteret e mëposhtme:

• Të jetë anëtar i Këshillit për akreditim të institucioneve për arsim të lartë (CHEA) ose i Shoqatës së akreditorëve të specializuar dhe profesional (ASPA). Për të kuptuar një gjë të tillë, vizitoni veb-faqet e këtyre dy institucioneve.
• Të jetë i njohur nga Ministria amerikane për arsim. Edhe pse ministria nuk involvohet në procesin e akreditimit të institucioneve, ajo ofron informata për akreditimin , si dhe një bazë të të dhënave online: Institucione dhe programe arsimore pasuniversitare të akredituara nga agjensi akreditimi dhe agjensive shtetërore të njohura nga ministri amerikan për arsim.

Njohja nga Ministria e arsimit apo anëtarësimi në CHEA ose ASPA është indikator për besueshmërinë e shoqatës për akreditim.

Shkollat dhe kolegjet profesionale të teknologjisë (p.sh. institucionet që ligjërojnë kontabilitet, për film, teatër) akreditohen nga Komisioni për akreditim të shkollave profesionale dhe kolegjeve për teknologji (ACCST). ACCST është anëtar i Këshillit të agjensive të njohura kombëtare për akreditim (CRNAA).

Organet për akreditim të programeve akreditojnë programe të specializuara dhe profesionale apo departamente, dhe jo institucione të tëra. Shumë shpesh, programet apo departamentet e tilla ofrohen nga, apo janë pjesë e institucioneve që veç më posedojnë akreditim institucional, kështu mund të jeni të sigurt për legjitimitetin dhe kualitetin e tyre të përgjithshëm. Një organ për akreditim të programeve konsiderohet si organ “i pranuar” për akreditim nëse është anëtar i Këshillit për akreditim të institucioneve për arsim të lartë (CHEA) ose i Shoqatës së akreditorëve të specializuar dhe profesional (ASPA). Anëtarësimi në CHEA apo në ASPA është indikator i besueshmërisë së shoqatës për akreditim të programeve. Ministria amerikane për arsim njeh vetëm organet kombëtare dhe rajonale për akreditim dhe nuk involvohet në akreditimin e programeve.

Ekzistojnë dy lloje të akreditimit institucional, edhe atë: akreditim rajonal dhe akreditim kombëtar. Akreditimi rajonal është lloji primar i akreditimit institucional që përdoret në Shtetet e Bashkuara. Kjo bëhet nga gjashtë organizata që mbulojnë rajone të ndryshme gjeografike të vendit. Gjashtë organet për akreditim kolektivisht shërbejnë më tepër se 3,500 institucione, nga gjithsej 3,600 në Shtetet e Bashkuara që japin diploma. Ato janë:

Informata shtesë për programet arsimore

Të gjitha llojet e bursave dhe ndihmave finaciare janë tejet konkurrente dhe kërkojnë rezultate të shkëlqyera akademike. Shumë shpesh termet “bursë” dhe “ndihmë financiare” përdoren në kuptim të ndërkëmbyeshëm me njëra-tjetërn, por teknikisht, bursa është shpërblim financiar që bazohet në merita, përfshirë arritjet e jashtëzakonshme akademike, talentet e veçanta në sport dhe arte performuese, ose në shërbim të komunitetit dhe lidership. Ndihma financiare është grant “i bazuar në nevoja” financiare të studentëve, siç dokumentohet në të ardhurat e familjes, pronën dhe faktorët e tjerë.

Informata për mashtrime në lidhje me bursat mund të gjeni në Finaid.org.

Sigurohuni që të jeni në dijeni për të gjitha rregullat për vizë që vlejnë për programet arsimore për shkëmbim të nxënësve dhe studentëve.

Programe Për Shkëmbim Të Sponsoruara Nga Ambasada

  • Program për liderë në media në Maqedoninë e Veriut

    Programi për liderë në media në Maqedoninë e Veriut (MMLP) është program për zhvillim profesional për gazetarë dhe profesionistë mediatik nga Maqedoninë e Veriut. MMLP ka për qëllim të përforcojë mediat në Maqedoninë e Veriut duke punuar me profesionistë mediatik në nxitjen e aftësive udhëheqëse, zhvillimin e profesionalizmit mediatik, dhe zgjërimin e rrjeteve profesionale. MMLP financohet nga Sektori për marrëdhënie me publikun pranë Ambasadës së SHBA në Shkup. …

Linke Shtesë Për Arsimin Në SHBA

  • Shoqata alumni maqedono-amerikane (MAAA)

    Shoqata alumni maqedono-amerikane është organizatë jopolitike, joprofitabile dhe është iniciativë tërësisht private dhe vullnetare. Qëllimi kryesor i Shoqatës MAAA është që të bashkohen pjesëmarrësit në Programet amerikane për shkëmbim të nxënësve dhe studentëve (Hubert Humphrey, William Fulbright, Ron Brown dhe programe tjera) me qëllim që të vendosen kontakte profesionale dhe të ndihmohet shkëmbimi i ideve mes shoqatave alumni të vendeve të ndryshme. Shoqata ka kontakte permanente dhe bashkëpunim të rregullt me Shoqatat alumni në SHBA dhe në tërë botën. Kjo shoqatë ka një lidhje të veçantë me Institutin për arsim ndërkombëtar (IIE) në Uashington, SHBA, i cili financon shkëmbime dhe koordinon aktivitetet alumni. Shoqata bashkëpunon drejtpërdrejt me Sektorin për marrëdhënie me publikun pranë Ambasadës së SHBA-ve në zbatimin e programeve arsimore dhe kulturore, përfshirë edhe shkëmbimet e ekspertëve amerikanë në Maqedoninë e Veriut.

  • State Alumni-Komuniteti juaj global

    Byroja për arsim dhe kulturë (ECA) pranë Stejt Departamentit fton të gjithë ish-pjesëmarrësit e programeve për shkëmbim të nxënësve dhe studentëve nga rajoni i Evropës qëndrore dhe Euro-Azisë që të anëtarësohen në State Exchange, komuniteti online që është formuar nga këta ish-pjesëmarrës në këto programe me qëllim që të jetë në shërbim të tyre.

  • EducationUSA: Udhëzuesi juaj për arsimin e lartë në SHBA

    Dyert e institucioneve arsimore amerikane janë të hapura për të gjithë studentët dhe nxënësit e kualifikuar nga e tërë bota.

  • Online forum për mësim të gjuhës angleze

    Revistë tremujore për mësimdhënës që ligjërojnë gjuhën angleze si gjuhë të huaj, apo si gjyhë të dytë. Ky forum për mësimin e gjuhës angleze është revistë ndërkombëtare dhe profesionale që publikohet nga Stejt Departamenti për mësimdhënësit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj (EFL). Misioni i Forumit për mësimin e gjuhës angleze është të kontribuojë në zhvillimin profesional të lexuesve nga e tërë bota duke ofruar artikuj që reflektojnë teorinë dhe praktikën aktuale në mësimin e gjuhës angleze.