Këndi Amerikan Strugë

Këndi amerikan në Strugë është hapur në 30 nëntor 2010 dhe është Këndi i pestë Amerikan në Maqedoninë e Veriut. Është një bashkëpunim dhe partneritet në mes të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, dhe MOF (Forumi rinor edukativ), si partner i yni.

Këndi Amerikan në Strugë funksionon si qendër informative dhe ofron libra të ndyshëm, revista, publikime dhe qasje në internet për kërkim. Anëtarsimi është pa pagesë dhe është i dedikuar për të gjithë publikun, ose më saktë për secilin i cili është i interesuar për të marrë informata në lidhje me kulturën e SHBA, arsimin në SHBA, programet për shkëmbim etj.

Këndi ka program mujor i cili është i mbushur me evenimente të ndryshme si p.sh. klub të fëmijëve, prezentime të temave në lëminë e arsimit, shoqërisë dhe kulturës, bisedime në gjuhën angleze, orë për shkrim dhe prezentime në publik, orë të gjuhës angleze, shfaqje të filmave dhe punëtori.

Në fushën e arsimit, studentëve ju mundëson këshilla për studimet në SHBA dhe shërben si qendër këmbimi për  qytetarët e Maqedoninë e Veriut që kanë qenë në SHBA përmes programeve të këmbimit, mund të mblidhen dhe t`i mbajnë kontaktet me njëri tjetrin dhe kontaktet  e tyre me Amerikanët.

Për të gjitha informatat në lidhje me këndet amerikane në Maqedoninë e Veriut si dhe programet dhe aktivitetet e tyre mujore, vizitoni ueb-faqen e Këndeve Amerikane në Maqedoninë e Veriut.