Këndi Amerikan Shtip

Këndi Amerikan në Shtip u hap zyrtarisht më datë 3 Mars 2010. Ky është këndi i katërt në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në rajonin e Maqedoninë e Veriut Lindore. Këndi Amerikan paraqet një partneritet midis Zyrës për Punë Publike pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Univerzitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe MOF (Forumi rinor edukativ), si partner i yni.

Këndi Amerikan në Shtip punon si qendër informative dhe ofron koleksione të ndryshme të librave, revistave, publikimeve dhe qasjes në Internet për hulumtime. Antarësimi është falas dhe dyert e Këndit Amerikan janë të hapura për çdokënd që është i interesuar për informata në lidhje me kulturën e SHBA-ve, edukimin, programeve të ndryshme të këmbimit etj.

Çdo muaj ofrohen programe me lloje të ndryshme të aktiviteteve si që janë klubi i fëmijëve, prezentime në tema të ndryshme që kanë të bëjnë me edukimin, shoqërinë, kulturën dhe çështje tjera relevante, orë bisedimi, qendra të shkrimit, netë të të mësuarit të Anglishtes, DVD shfaqje, seminare etj.

Në fushën e arsimit, Këndi Amerikan në Shtip ofron material informues të gjërë në lidhje me studimet në SHBA dhe punët e alumni qendrës ku qytetarët e Maqedoninë e Veriut të cilët kanë qenë në Shtetet e Bashkuara në programe këmbyese mund të mbajnë kontaktet me njëri tjetrin, dhe me kontaktet e tyre Amerikane.

Për të gjitha informatat në lidhje me këndet amerikane në Maqedoninë e Veriut si dhe programet dhe aktivitetet e tyre mujore, vizitoni ueb-faqen e Këndeve Amerikane në Maqedoninë e Veriut.