Këndi Amerikan në Tetovë
Është një bashkëpunim dhe partneritet në mes të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Komunës së Tetovës, Pallatit të Kulturës dhe OJQ Aurora.
Këndi Amerikan në Tetovë,si edhe dy Këndet tjera në Maqedoninë e Veriut, ju mundëson anëtarësim falas dhe informata publikuk në përgjithësi reth Shteteve të Bashkuara përmes librave, revistave, CD-Romve/DVD, publikimeve speciale dhe qasjes falas në Internet për hulumtime.
Këndi gjithashtu organizon manifestime të ndryshme: si ligjerat, filma dhe DVD performancë, punëtori, diskutime, orë bisedim dhe orë për tregime për fëmijë.
Në fushën e arsimit, studentëve ju mundëson këshilla për studimet në SHBA dhe shërben si qendër këmibi për qytetarët e Maqedoninë e Veriut që kanë qenë në SHBA përmes programeve të këmbimit mund të mblidhen dhe t`i mbajnë kontaktet me njëri tjetrin dhe kontaktet e tyre me Amerikanët.
Për të gjitha informatat në lidhje me këndet amerikane në Maqedoninë e Veriut si dhe programet dhe aktivitetet e tyre mujore, vizitoni ueb-faqen e Këndeve Amerikane në Maqedoninë e Veriut.