Këndi Amerikan në Shkup zyrtarisht është hapur në Janar 2005. Paraqet një bashkëpunim mes Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, Librarisë së Qytetit të Shkupit “Vëllezërit Milladinovi” dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedoninë e Veriut.
Këndi Amerikan ofron koleksion të gjerë librash, magazinash dhe qasje në Internet për hulumtime. Gjithashtu organizon shumë programe:ligjërata, shfaqe të filmave/DVD, seminare, diskutime dhe orë bisedimi. Në fushën e arsimit,ofron këshilla për studentët rreth shkollimit në SHBA dhe shërben si qendër këmbimi ku qytetarët e Maqedoninë e Veriut që kanë qenë në SHBA nëpërmjet programeve të këmbimit, mund të mblidhen dhe t`i mbajnë kontaktet me njëri-tjetrin dhe ato me Amerikanët.
Për të gjitha informatat në lidhje me këndet amerikane në Maqedoninë e Veriut si dhe programet dhe aktivitetet e tyre mujore, vizitoni ueb-faqen e Këndeve Amerikane në Maqedoninë e Veriut.