Deklaratë për shtyp
Rex W. Tillerson, Sekretar i shtetit
Uashington, 7 shtator 2017
Kam kënaqësinë që në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përcjell urimin tonë për popullin e Maqedonisë me rastin e kremtimit të 26 vjetorit të pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara janë krenarë që janë mik dhe partner strategjik i Maqedonisë. Për 26 vite kemi punuar së bashku në mbështetje të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO. Përshëndesim veprimet që qeveria e re ka ndërmarr për të demonstruar përkushtimin e saj ndaj parimeve demokratike, respektimit të sundimit të ligjit, dhe bashkëpunimit rajonal. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Maqedonisë për implementimin e reformave të nevojshme për të siguruar vendin e saj në familjen Euro-Atlantike të kombeve.
Shpresojmë në bashkëpunim të mëtejshëm në vitet në vijim.