Deklaratë e Ambasadës së SHBA për zgjedhjet lokale të 15 tetorit

Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet Euro-Atlantike. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të shprehin këndvështrimet e tyre rreth çështjeve në komunitetet e tyre, dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit.

Inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat të raportojnë të gjitha shqetësimet rreth parregullsive zgjedhore deri tek autoritetet përkatëse. Zyrtarët qeveritar dhe lokal duhet të hetojnë në tërësi të gjitha pohimet për abuzim dhe të ndërmarrin masa. Së fundmi, me veprat e tyre partitë, institucionet e qeverisë, gazetarët dhe qytetarët do të përcaktojnë kredibilitetin e procesit.

Besojmë se zgjedhjet janë pjesë kritike e çdo demokracie dhe ne kemi mbështetur përpjekjet për inkurajim të votuesve. Ambasada e SHBA do të marrë pjesë aktive në vëzhgimin e zgjedhjeve, së bashku me vëzhguesit tjerë ndërkombëtarë dhe lokal.