Deklaratë e Ambasadës së SHBA, 9 maj 2015

Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve në aksionet në dhe rreth Kumanovës, dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet e personave të vrarë dhe të plagosur. Ndjekim situatën dhe jemi në kontankt të vazhdueshëm me autoritetet dhe liderët politikë. Apelojmë te qytetarët të mbajnë qetësinë dhe të lejojnë përcaktimin e fakteve.