Deklaratë e ambasadave të SHBA, 27 korrik 2017

Ambasadat e SHBA në Bullgari dhe Maqedoni përshëndesin aprovimin e propozim marrëveshjes për miqësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Marrëveshja njeh lidhjet e ngushta mes vendeve dhe kremton vullnetin e të dy palëve për të përmirësuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve të tyre. Angazhimi i tillë paraqet shembull inkurajues për zgjidhjen e çështjeve mes fqinjëve dhe përmirëson stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Përgëzojmë Bullgarinë dhe Maqedoninë për këtë hap historik që sheh drejt të ardhmes.