Ceremoni për dorëzim dhe demonstrim të pajiseve nga Programi i SHBA për Kontroll të eksportit dhe siguri të kufinjve (EXBS)

Në një ceremoni, që do të zhvillohet më 9 qershor, e martë, me fillim në ora 13:00, zëvendës shefi i misionit të SHBA Bart Putney, së bashku me drejtorin e Drejtorisë doganore Natasha Radeska-Krstevska, shefin e policisë kufitare Marinko Koçovski, këshilltarin rajonal të EXBS George Clarke, dhe zyrtarë të tjerë do të marrin pjesë në ceremoninë për dorëzim dhe demonstrim të pajisjeve. Programi i Ambasadës së SHBA për kontroll të eksportit dhe sigurisë së kufinjve (EXBS) siguroi donacion në pajisje për Policinë kufitare dhe Drejtorinë doganore. Pajisjet, në vlerë prej 212.000 dollarësh, përbëhen nga sistemi për skenim me rreze X, pajisje për detektim të radiacionit, pajisje ndalimi, bateri dore, pranga, bateri litiumi, dhe kamera termike.

Ky donacion do të rrisë aftësinë e Policisë kufitare dhe Drejtorisë doganore të Maqedonisë për të kryer kontroll profesional kufitar dhe operaionet në vendkaliet kufitare. Gjithashtu, do të rrisë aftësitë e dy agjensive kufitare për kryerjen e mbikqyrjes dhe patrullimit kufitar, luftës kundër krimit dhe terrorizmit ndërkufitar, detektimin e radiacionit, identifikimin e armëve të shkatërimit në masë, dhe për zbatimin e kontrolleve parimore dhe dytësore në vendkalimet kufitare.

Ftohen mediat të mbulojnë ceremoninë që do të zhvillohet më 9 qershor, me fillim në ora 13:00, në vendkalimin kufitar Bllacë në kufin mes Maqedonisë dhe Kosovës. Gazetarët që dëshirojnë të ndjekin ngjarjen këshillohen të arrijnë në vendngjarje në ora 12:30.