Të enjten, më 30 prill 2015. ambasadori i SHBA-së Jess Baily, së bashku me ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov, dhe drejtorin e Qendrës shëndetësore të Gjevgjelisë, Tomisllav Petkov, do të marrin pjesë në ceremoninë që shënon përfundimin e renovimit të Qendrës shëndetësore në Gjevgjeli. Komanda Evropiane e Armatës së SHBA-së financoi projektin me vlerë prej 323.000 dollarë, përmes të cilit u sigurua kulm i ri dhe fasadë e re e jashtme, si dhe u mundësua riparim i tërësishëm i qendrës pediatrike, njësisë për imunizim dhe toaleteve të katit të dytë të Qendrës shëndetësore. Këto rinovime do të përmirësojnë kualitetin e kujdesit mjekësor për qytetarët e Maqedonisë që banojnë në rajonin më të gjerë të Gjevgjelisë.
Ftojmë mediat që të mbulojnë ceremoninë dhe deklaratat e ambasadorit Baily, ministrit Todorov dhe drejtorit Petkov, me fillim prej orës 11:00, të enjten, 30 prill.