Ceremoni dedikuar përfundimit të ndërtesës së Shkollës shtetërore për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov”

Të enjten, më 15 tetor 2015, ambasadori i SHBA Jess Baily, së bashku me kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin për arsim dhe shkencë Abdylaqim Ademi, zëvendës ministrin për arsim dhe shkencë Spiro Ristoski, ministrin për punë dhe politikë sociale Dime Spasov dhe kryetarin e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç do të marrin pjesë në ceremoninë me rastin e përfundimit të projektit: ndërtesë e re për Shkollën shtetërore për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Shkup.

Komanda evropiane e Armatës së SHBA financoi projektin në vlerë prej 363.000 dollarë me qëllim sigurimin e një objekti të ri me gjashtë klasa dhe një sallë për arsimtarë. Ky objekt i ri është ndërtuar sipas standardeve të larta të kualitetit dhe sigurisë, në pajtueshmëri me udhëzimet dhe standardet më të fundit për nxënës me shikim të dëmtuar. Ky projekt do të përmirësojë në masë të madhe kualitetin e arsimit të grupit më të ndjeshëm të fëmijëve në Maqedoni. Ftohen mediat ta mbulojnë ceremoninë dhe deklaratat e ambasadorit Baily, kryeministrit Gruevski dhe ministrit të arsimit Ademi, të enjten, me 15 tetor, në ora 11:00.