Tregti/Biznes

Informacione të përgjithshme

Zyra për çështje ekonomike dhe tregëtare | Republika e Maqedoninë e Veriut– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkup

Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare synon avancimin e interesave të politikës ekonomike të ShBA-së, mbështetjen dhe forcimin e lidhjeve bilaterale mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe promovimin e mundësive tregtare për bizneset Amerikane.  Në bashkëpunim partneriteti me Zyrën e Shërbimit të Tregtisë së Jashtme të ShBA-së në Sofje të Bullgarisë, ne ju ndihmojmë kompanive Amerikane të interesuara të hulumtojnë mundësitë për tregti dhe investime në Maqedoninë e Veriut.

Iniciativa Kombëtare e Eksportit është mbështetësi kyç i këtyre synimeve dhe ne i inkurajojmë eksportuesit Amerikanë ta vizitojnë ueb faqen – Iniciativa Kombëtare e Eksportit – si edhe ueb faqen –  Departamenti i Tregtisë i ShBA-së – për eksportuesit Amerikanë.  Gjithashtu i mbështesim investimet në ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë investitorër e intersuar për këtë, do të duhej t’ja fillojnë me ueb faqen – Investoni në Amerikë.

Për informata më të hollësishme rreth bërjes biznes në SHBA, shtypni këtu.