Deklaratë për media: Heather Nauert, Zëdhënës i Stejt Departamentit
Uashington | 1 gusht 2017
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Bullgarinë dhe Maqedoninë për firmosjen e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Kjo marrëveshje e rëndësishme, që përqëndrohet në të ardhmen, njeh lidhjet tashmë të forta mes dy vendeve dhe hap dyert për bashkëpunim akoma më të ngushtë në fusha të ndryshme, duke filluar nga infrastruktura e deri tek zhvillimi ekonomik më gjerësisht në rajon, dhe ofron shembull inkurajues se si dallimet mes fqinjëve mund të zgjidhen në mënyrë paqësore.