Ambasadori Jess Baily Fjalimi me rastin e kremtimit të ditës së pavarsisë

  • Në 30 qershor, fjalimi i ambasadorit Jess Baily ishte për nder të ditës së pavarësisë dhe ditëlindjes të 240-të të Shteteve të Bashkuara. … Video. »

Good evening, dobra vecer, mirëmbrëma.

Capie dhe unë, si dhe i gjithë stafi i ambasadës ju dëshirojmë mirëseardhje në Ambasadën e SHBA dhe ju falënderojmë që na u bashkangjitët në kremtimin e Ditës së Pavarsisë së Amerikës. President Ivanov, kryetar i Kuvendit Veljanovski, kryeministër Dimitriev, ministra, deputetë, gjykatës, kolegë ambasadorë, zonja dhe zotërinjë, ndjehemi të nderuar që jeni këtu me ne. Falënderime të posaçme dhe mirëseardhje për sponsorët tanë të cilët mundësuan këtë mbërmje.

T’i përshëndesim me duartrokitje. Falënderime edhe për Bibën dhe Audrey-n për interpretimet e himneve kombëtare dhe për muzicientët e Substandard. Është kënaqësi të jesh me miq dhe kolegë sonte për të kremtuar arritjet e shumta gjatë partneritetit mes vendeve tona. Nëpërmjet Korpusit të Paqës ne zgjeruam bashkëpunimin në shkolla dhe komunitete në gjithë vendin. Në KB iu bashkangjitëm 173 vendeve tjera në nënshkrimin e Marëveshjes historike të Parisit për të luftuar ndryshimet klimatike. Ndërsa këtu në Shkup kemi bashkëpunuar për të ndihmuar Maqedoninë të lëviz drejt antarësimit në NATO dhe UE. Kjo nënkupton ngritjen e trajnimeve të përbashkëta ndërmjet dy ushtirve tona. Kjo nënkupton punë për t’u marrë me çështjen e krizës politike në Maqedoni, përforcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike, siç është theksuar në Marrëveshjen e Përzhinos.

Çështjet e fundit i kanë dominuar lajmet, por ne e dijmë se Maqedonia është shumë më tepër se ajo që është nëpër titujt e mediave. Maqedonia është qytetarët e saj, trashëgimia e saj dhe bukuria e saj natyrore- prej Malit Sharr deri te Liqeni i Dojranit, prej Liqenit të Ohrit dhe Prespës deri te pyjet e Osogovës. Për të njohur dhe kuptuar Maqedoninë, ne duhet të largojmë shikimin nga punët e përditshme dhe të çmojmë bukurinë që na rrethon. Ndjehem i bekuar që unë prej këtu mund ta bëj këtë çdo ditë. Këtë vit në SHBA festojmë 240-vjetorin e pavarsisë dhe 100 vjetorin e Shërbimit të Parqeve Nacionale. Me 25 gusht 1916, presidenti i atëhershëm Woodrow Wilson nënshkroi aktin që krijoi Shërbimin e Parqeve, duke iu dhënë përgjegjësinë e kujdesjes për parqet nacionale dhe monumentet e Amerikës.

Parku i parë nacional në Amerikë, Yellowstone, u krijua para 44 vjet dhe u quajt “park publik apo terren për kënaqësi në dobi të njerëzve’. Në atë kohë, kjo ishte një ide progresive, bile edhe radikale- rruajtja e vendeve në gjendjen e tyre natyrale, të paprekur, për kënaqësinë e të gjithë njerëzve. Në SHBA, Parqet Nacionale përfshijnë edhe vende më rëndësi kulturore dhe historike. Ato rrëfejnë për ngjarje të rëndësishme të historisë tonë – Deklarata e Pavarsisë në Hollin e Pavarsisë në Philadelphia, Lufta Civile në Gettysburg, përfshirja e jonë në Luftën e Dytë Botërore në Pearl Harbor. Ato vende kremtojnë trashëgiminë tonë të emigrantëve dhe diversitetin e Ellis Island. Na ndihmojnë të ballafaqohemi me gabime tragjike- migrimi i deturyar i çerokive përgjatë Shtegut të lotëve, ose burgosja e Japonezëve-Amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Ato poashtu tregojnë historitë e luftave tona- për të drejtat e grave në Seneca Falls, New York, për të drejta civile në Selma, Alabama dhe tani për të drejtat e komunitetit LGBT në Stonewall Inn në New York City- që javën e kaluar presidenti Obama emëroi si vend historik.

Dekreti për Shërbimin e Parqeve Nacionale i vitit 1916 poashtu thot se parqet duhet të ruhen “të padëmtuara për kënaqësinë e gjeneratave të ardhshme.” Parku nacional është një premtim për fëmijët tanë, për fëmijët e tyre, dhe gjeneratat e ardhshme. Duke mar përsipër ruajtjen e parqeve tona dhe historisë tonë, ne u dhurojmë diçka vërtetë të mrekullueshme gjeneratave të ardhshme. Ne ruajmë biodiversitetin për ta, duke i përkujtuar për betejat dhe zgjedhjet që kemi bërë në të kaluarën. Poashtu u sigurojmë vende me bukuri magjepsëse, duke inspiruar imagjinatën dhe frymën e tyre. Të ia prezantosh fëmiut një dru, një mal apo lum është gëzim dhe privilegj prej gjenerate në gjeneratë.

Capie dhe unë e mësuam këtë derisa ngjiteshim sw bashku me djalin tone në Parkun Nacional të Akullnajave, ku ai për herë të parë pa një akullnajë, dhe kur bisedonim për domethënien e Luftës Civile gjatë vizitës të Gettysburg. Parqet nacionale vërtetë janë, siç ka thënë shkrimtari dhe historiani amerikan Wallace Stegner , “ideja më e mirë që Amerika ka pasur ndonjëherë. Absolutisht Amerikane, absolutish demokratike, ato na paraqesin në dritën më të mirë.” Siç mund ta dini, Amerikanët shpesh nuk pajtohen për çështje të interes publik. Dhe nëse i ndiqni zgjedhjet e fundit në Amerikë, mund të thuhet se ky konstatim është me rezervë. Mirëpo, parqet nacionale janë temë për të cilën pajtohemi, pasi që parqet tona vërtetë u takojnë të gjithë Amerikanëve dhe përfaqësojnë historinë, trashëgiminë dhe kulturën e përbashkët. Edhepse njerëzit mund t’I debatojnë këto çështje, unë asnjëherë nuk kam takuar ndonjë që beson se ne si komb do të kishim qenë më mire pa parqet tona.

Abraham Lincoln ka thënë se “mënyra më e mirë për të parashikuar ardhmërinë është ta krijojsh atë.” Derisa po ballafaqohemi me konfliktet dhe sfidat e të sotmes, le t’i zgjidhim ato që gjeneratat e ardhshme t’a shikojnë të kaluarën me krenari për vendimet që kemi marrë, dhe t’i shënojnë ngjarjet në vendet ku i kemi sjellë ato. Parqet tona nacionale janë rezultat i administrimit të mençur, edhe në vendin tim edhe këtu në Maqedoni. Kisha mundësi disa herë të vizitoj të tre parqet nacionale në Maqedoni, herën e fundit kur u ngjita në Malin Baba deri te Liqeni i Prespës.

Së bashku me lokalitetet kulturore dhe historike, parqet tuaja janë dhurata nga prindët dhe gjyshërit, dhe dhuratat e juaja për fëmijët dhe nipërit tuaj. Sontë po kremtojmë edhe vendimet e mençura për të ruajtur këto lokalitete. Sonte kemi nderin me ne të jenë present edhe drejtorët dhe stafi i parqeve të Mavrovës, Pelisterit dhe Galiçicës. Ato kanë sjellur material për të treguar bukurinë e jashtzakonshme dhe kompleske të parqeve tuaja nacionale. Ju lutem ndaluni te tavolinat e tyre, të cilat do të ju inspirojnë t’i vizitoni këto parqe.

Poashtu këtu kemi disa nga fituesit e një konkursi onlajn për disenjimin e posterëve të parqeve të Maqedonisë. Mund t’i shihni punimet e tyre të ekspozuara atje. Tani ju ftoj të më bashkangjiteni të ngrejmë dolli për 240 vjetorin e pavarsisë së SHBA dhe vendimeve të mençura që i kanë sjellë gjeneratat tona të më hershme për të krijuar parqet tona nacionale. Me fjalët e presidentit Theodore Roosevelt, kampion në mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës, të ngrejmë dolli për “vlerat e bukurisë natyrore si pasuri shtetërore.”

Urime Ditën e Pavarsisë dhe shpresojë se do tëkënaqeni me fishekzjarret që do të fillojnë posa të bëhet natë, gjithashu me muzikën e Nina Janevës dhe 2EXIT! Faleminderit!