Më 3 prill, atasheu për mbrojtje nga Ambasada e SHBA-ve, koloneli Tom Butler, shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, kryetari i komunës së Prilepit, dhe drejtori i shkollës fillore “Krume Volnaroski” morrën pjesë në një ceremoni për të kremtuar renovimin e shkollës. Zyra për bashkëpunim në mbrojtje (ODC) pranë Ambasadës së SHBA-ve në partneritet me USAID-in në kuadër të Projektit për arsim të integruar (IIEP) siguruan 25.000 dollarë për renovim të fasadës, instalimit hidraulik, dritareve, dyerve dhe dyshemesë së shkollës.
ODC siguroi 15.000 dollarë për renovim të rrethojës së objektit shkollor, për ndërtimin e një staze dhe të liftit hidraulik, për të ndihmuar qasjen e personave me hendikep në hyrjen kryesore të shkollës në Krivogashtani. Këto ceremoni shënuan hapjen e shkollës së dytë dhe të tretë, nga gjithsej tetë që do të hapen këtë pranverë.