Ambasada e SHBA në Maqedoni, në bashkëpunim me EducationUSA Maqedoni, do të jetë nikoqir i turneut të EducationUSA na Evropën Juglindore. Ngjarja do të mbahet më 4 prill 2017, në shkollën ndërkombëtare NOVA në Shkup, prej orës 17:00 deri në 20:00.
Dhjetë përfaqësues të universiteteve nga SHBA do të jenë në dispozicion për t’ju përgjigjur pyetjeve rreth arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe institucionet e tyre. Kjo ngjarje është pa pagesë dhe e hapur për publikun, andaj ftojmë studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë.
Këshilltarët e EducationUSA do të ofrojnë më tepër informacione rreth procesit të aplikimit në universitete në SHBA dhe shërbimet që janë në dispozicion në qendrat e EducationUSA nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi i Ambasadës për çështje arsimore do të jetë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth mundësive për bursa dhe programe arsimore të sponsoruara nga qeveria e SHBA.
Ambasadori Baily do të jetë prezent dhe do të jep një deklaratë të shkurtër për media.
Ftohen mediat që të mbulojnë këtë ngjarje unike. Për informata më të hollësishme, dërgoni email në usembskopjepress@state.gov