Аmbasada mbështet integrimin ndëretnik në arsim

Më 11 mars, kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç, shefi i Zyrës për bashkëpunim në mbrojtje pranë Ambasadës së SHBA-ve, majori Jeff Van Sickle; dhe drejtoresha e shkollës fillore “Kuzman Shapkarev”, Vesna Nastoska, prenë shiritin në ceremoninë për hapjen e shkollës. Kjo shkollë është e para nga tetë shkolla që do të hapen këtë pranverë si pjesë e Programit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim. Ky program 4 vjeçar kap vlerën prej 5.2 milion dollarësh, dhe ka për qëllim të ngrisë vetëdijen, të sigurojë trajnim të shumëllojshëm, ndihmë teknike dhe të nxisë përkrahje nga këshillat e shkollave, drejtorët, mësimdhënësit dhe zyrtarët administrativ për integrimin ndëretnik në arsim. Komanda Evropiane e Armatës së SHBA-së, përmes Zyrës së Ambasadës për bashkëpunim në mbrojtje, siguron mbështetje financiare për renovim të ndërtesave shkollore, si përkrahje për iniciativën e USAID-it. Shkolla “Kuzman Shapkarev” është partner me shkollën fillore “Naim Frashëri” në Studeniçan.